9.3 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeNxënësit në RMV, analfabetë funksional!

Nxënësit në RMV, analfabetë funksional!

E ardhmja e një vendi janë brezat që do të vijnë, rinia që një ditë do të udhëheqë me vendin. Ata breza janë tashmë në bankat shkollore apo amfiteatrot universitare dhe janë në prag të përfshirjes aktive në të gjitha proceset shoqërore duke filluar nga formimi i familjes e deri te krijimi i shtetit dhe të ardhmes së saj,  dhe me këtë edhe e ardhmja e njerëzve që jetojnë në të. Çdo vend që kujdeset për të ardhmen e tij i kushton vëmendje të veçantë edukimit të këtyre brezave në rritje, por edhe kushteve në të cilat zhvillohen.

Hulumtimet tregojnë se shumica e nxënësve nuk janë të vetëdijshëm për funksionalitetit e njohurive të tyre në jetën e përditshme, thotë Anita Shterjoska-Mitreska, profesoreshë në Fakultetin Pedagogjik në Shkup.

“Kemi nxënës që arrijnë rezultate të lakmueshme në garat ndërkombëtare, por nëse marrim përshtypjen e përgjithshme dhe atë që tregojnë hulumtimet, shumica e tyre nuk janë të vetëdijshëm për funksionalitetin e njohurive të tyre në jetën e përditshme. Në fushën e shkrim-leximit matematikor kemi situata kur nxënësit zgjidhin në mënyrë të përsosur problemet në masën e përqindjeve, por nuk arrijnë të llogarisin koston e një rrobe nëse është rritur ose është ulur me 30%, pikërisht në këtë pjesë ku e shohim anën funksionale të shkrim-leximit”, thotë Shterjoska-Mitreska.

Sipas saj, përdorimi i rrjeteve sociale ka sjellë tek nxënësit një fenomen të ri të bashkimit të fjalëve pa i organizuar në një njësi mendimi logjik dhe mospërdorim të shenjave të pikësimit.

Lidhur me analfabetizmin funksional të nxënësve profesori Xhemaludin Idrizi për gazetën Koha tha se përpos telefonave celular të cilët janë një ndër faktorët për devijimin e nxënësve nga të mësuarit, faktor themelor për këtë është edhe sistemi arsimor i cili është i vjetruar dhe jo funksional.

“Po bëhen përpjekje për reforma pa dhembje, por programet e ngarkuara mësimore, planet mësimore, orët e shumta, mbi 30 orë në javë, librat mësimore me devijime të natyrave të ndryshme, mos orientimi i nxënësve në shkolla të mesme, çdokush shkon në gjimnaz, ndërsa regjistrimi në degët e pedagogjisë në fakultete u mbetet nxënësve që nuk e kanë në zemër arsimin, stimulimi i dobët i kuadrit mësimor në të gjitha nivelet janë disa nga faktorët që ndikojnë në analfabetizmin funksional”, theksoi Idrizi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments