11.5 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Pjestarë të çolicisë të SPB-Tetovë, dje (10-mars)
rreth orës 13:00 në rrugën “163” në Tetovë kanë ndaluar
25-vjeçarin A.J. nga Reçica e Vogël e Tetovës, tek i cili
është gjetur dhe konfiskuar marihuanë. Pas
dokumentimit të plotë të çështjes ndaj tij do të vijojë një
parashtresë përkatëse.
…..
Dje (10-mars) nga ora 13:00 deri në ora 19:00 në
zonën e Sektorit të Punëve të Brendshme në Tetovë
është kryer aksion kontrollues për shpejtësinë me të
cilën lëvizin automjetet, gjatë së cilës janë shqiptuar
gjithsej 147 masa (TE-116 dhe GV-31). Në këtë aksion
kontrollues janë zbuluar dhe sanksionuar 100 automjete,
gjegjësisht drejtues mjetesh (TE-69 dhe GV-31) të cilët
kanë tejkaluar shpejtësinë maksimale të lejuar jashtë
vendbanimit. Gjashtë prej tyre tejkaluan me më shumë
se 70 kilometra në orë (TE-5 dhe GV-1), 29 shoferë (TE-
22 dhe GV-7) me 50 deri në 70 kilometra në orë e
kështu me radhë, duke vënë në dukje se ndër
automjetet që tejkaluan shpejtësinë kishte edhe katër
autobusë për të cilët kishin tejkaluar limitin për atë
kategori të pjesmarrësve në trafik. Përveç këtyre, 47
drejtues mjetesh (TE) janë sanksionuar për ngasje me
shpejtësi të madhe në vnedbanim, prej të cilëve 5 kanë
tejkaluar shpejtësinë e përcaktuar për 30 deri në 50
kilometra në orë. Për të gjithë shkelësit janë shqiptuar
gjoba nga 45 deri në 400 euro, ndërsa ata që kanë
tejkaluar me shpejtësi më të madhe do të përballen
edhe me pezullim të përkohshëm të patentë shoferit nga
tre muaj deri në një vit. Në aksionin kontrollues janë
sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të kundërvajtjeve në
komunikacion (TE-12 dhe GV-1).

==============
Sektori i Punëve të Brendshme Tetovë sërish
apelon drejtuesit e mjeteve që të rregullojnë shpejtësinë
e tyre sipas kushteve të rrugës dhe të mos nxitojnë pa
nevojë. Sepse shpejtësia është shkaku më i shpeshtë i
aksidenteve rrugore edhe këtë vit.
….

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments