15.8 C
Tetovo
E martë, 21 Maj, 2024
BallinaLajmeSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Efektivët e policisë të SPB-Tetovë, djembrëma (07-
mars) rreth orës 22.00 në Bogovinë të Tetovës, kanë
privuar nga liria 36-vjeçarin L.Z. nga ky fshat për arsye
se gjatë kntrollit të kryer ndaj tij tek ai është gjet dhe
konfiskuar kokainë. Gjithashtu, për shkak të dyshimit se
buron nga një vepër penale “falsifikim”, nga ai
përkohësisht është konfiskuar vetura “audi” me shenjat
e regjistrimit të Tetovës, të cilën ai e drejtonte. Personi
në fjalë është mbajtë në Stacionin Policor të Tetovës
dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit
kundër tij do të përgatiten parashtresa përkatëse.
……
Dje (07-mars) në ora 13:40 pjestarët e policisë të
Sektorit të Punëve të Brendshme Tetovë- DPB Gostivar,
kanë arrestuar 38-vjeçarin F.A. nga Gostivari. Ai
kërkohej me urdhër arest, në bazë të urdhërit gjyqësorë,
për vuajtjen e dënimit me burg për vepër të kryer penale
“prodhim dhe lëshim të paautorizuar në qarkullimin e
drogave narkotike, substancave psikotropike dhe
pararendësve” e dënueshme sipas nenit 215 të Kodit
Penal. Menjëherë pas kësaj, ai u dorëzua në Burgun e
Tetovës për vuajtjen e dënimit.

Brenda një aksioni kontrollues të kryer mbrëmë
(08-mars) 20 minuta pas mesnatës, në një objekt
hotelierik në Zherovjan të Tetovës, pronë e 34-vjeçarit
H.A. nga Bogovina e Tetovës, tek 40-vjeçarja A.D. nga
Ohri, në çantën e saj është gjet dhe konfiskuar një thikë.
Një thikë është gjet dhe konfiskuar edhe nga personi
V.O.(38) nga Piroku i Tetovës. Të dyve u janë përgatitur
parashtresa sipas nenit 80 të Ligjit për Armët.

Dje (07-mars) në ora 12.00, një i mitur nga Tetova
në prani të prindit të tij, në SPB-Tetovë ka raportuar se
rreth orës 09:20 në oborrin e shkollës fillore të Tetovës,
e kanë sulmuar fizikisht dy të mitur tjerë. Ata janë
identifikuar për një kohë të shkurtër dhe në prani të
prindërve të tyre, është realizuar bisedë me ta, pas së
cilës kundër tyre do të përgatiten parashtresat
përkatëse.
……
Një e mitur nga Tetova, dje (07-mars) në orën
17:00, në prani të prindit të saj, në SPB-Tetovë ka
raportuar se rreth orës 16.00 në rrugën e “Ilindenit” në
Tetovë është sulmuar fizikisht nga një i mitur tjetër. Janë
ndërmarrë masat për zbardhjen dhe dokumentimin e
rastit.
……
Dje (07-mars) në orën 13:00, një i mitur nga
Ozurmishti i Tetovës, në prani të prindërve të tij, në
SPB-Tetovë ka raportuar se rreth orës 12:40 në oborrin
e shkollës në Shemshovë të Tetovës, ai dhe dy shokë të
klasës nga i njëjti fshat janë sulmuar fizikisht nga një
grup më i madh i të miturve të tjerë, të cilët ata e njihnin.
Sipas raportit, ata kishin përdorë një mjet prej druri gjatë
sulmit. Me të miturit e raportuar në prani të prindërve të
tyre, është kryer bisedë zyrtare dhe kundër tyre do të
përgaditen parashtresat e parashikuara me ligj.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments