19.4 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeTIRZ ndalon ndihmën shtetërore për e.Go

TIRZ ndalon ndihmën shtetërore për e.Go

Drejtoria për TIRZ si përfaqësues i Qeverisë në Marrëveshjen për dhënien e ndihmës shtetërore me kompaninë e.Go. njofton se pezullohet zbatimi i Marrëveshjes dhe çdo procedurë e parashikuar për ndarjen e fondeve publike, mëson TV21.

Pezullimi i dhënies së ndihmës shtetërore vjen pas marrjes së informacionit publik në lidhje me kërkesën e paraqitur për falimentimin e kompanisë “mëmë” në Gjermani.Kërkesa është dorëzuar në gjykatat kompetente në këtë vend. Me këtë, Drejtoria për TIRZ, si përfaqësuese e Qeverisë, aktivizon mekanizmat mbrojtës në kontratën e nënshkruar, të cilat parashikojnë edhe këto rrethana (falimentim, likuidim), si parakusht për ndalimin e dhënies së ndihmës shtetërore.

Duke marrë parasysh interesin e qytetarëve, informojmë gjithashtu se pavarësisht kërkesave të parashtruara nga investitori, deri më tani nuk i janë ndarë fonde kompanisë.

Për të gjitha hapat e mëtejshëm lidhur me këtë projekt dhe aktivitetet e mëtejshme lidhur me realizimin e mundshëm, Drejtoria për TIRZ, si përfaqësuese e Qeverisë në këtë kontratë, si edhe më parë, do të veprojë plotësisht në mbrojtje të interesit publik dhe do të ofrojë informacion në kohën e duhur.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments