10.7 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaKronikëSPB TETOVË / K u m t e s ë

SPB TETOVË / K u m t e s ë

Dje (06-mars) rreth orës 22:50 në Stacionin Policor
të Tetovës, është ndaluar personi L.F. nga Dobroshti i
Tetovës, i cili më herët ishte privuarnga liria në Stacionin
Policor për Kalime Kufitare Aeroporti i Shkupit në Shkup.
Ai dyshohet se më datën 04 të këtij muaji kishte marrë
ilegalisht një veturë “folksfagen golf” në Tetovë, pronë e
65-vjeçarit S.B. nga Tetova. Rasti është duke u pastruar
dhe dokumentuar, pas së cilës L.F. do të përballet me
një kallëzim përkatës.
……
Tridhjetë e dy vjeçari banor i një fshati të Tetovës,
dje (06-mars) në orën 13:50 në SPB Tetovë ka raportuar
se personat B.M. dhe Q.M. nga Bogovina e Tetovës, gati
një vit më parë i kishin premtuar atij se do ti siguronin
dokumente me të cilat ai do të ishte në gjendje të
punonte në një shtet të huaj dhe për të këtë personit
Q.M. i kishte paguar 2000 dhe më pas atyre i’u kishte
dhënë një motoçikletë me të njëjtën vlerë. Sipas raportit
me dokumentet e marra, atij nuk iu lejua të punonte dhe
kishte kuptuar se dy vëllezërit e kishin mashtruar. Janë
ndërmarrë masat dhe aktivitetet për të zbardhur dhe
dokumentuar rastin.
……
Një punonjës 60-vjeçar në Parkun Kombëtar të
Mavrovës, dje (06-mars) në orën 14:55 në Sektorin e
Punëve të Brendshme Tetovë-Njësia e policisë Mavrovë,
ka raportuar se më datën 10 të muajit të kaluar në një
shtëpi të braktisur në fshatin Sence të Rekës së
Epërme, shërbimet e tyre kanë gjetë një çantë shpine
me një pushkë gjuetie, thikë, 6 plumba dhe litar.
Gjësendet e gjetura janë fotodokumentuar dhe dorëzuar,

në këtë këtë Njësi policore. Çështja është duke u
pastruar dhe dokumentuar.

————————————-

Dje (06-mars) nga ora 10 deri në ora 15 në zonën
e SPB-Tetovë, është kryer aksion kontrollues në trafik
për tejkalime në të cilën janë zbuluar dhe sanksionuar
64 shkelje (TE-19 dhe GV-45). Shumica e shkeljeve (60)
ishin për tejkalimin në vende të palejuara, gjegjësishtë
në vende të ndaluara. Naj shoferëve shkelës janë
përgatitur parashtresat dhe ata do të përballen me gjoba
në të holla në varësi të llojit dhe karakterit të shkeljes
varion nga 45 në 250 euro në kundërvlerë të denarëve.
Ata që janë sanksionuar me 250 euro, do të
ballafaqohen edhe me hiqje të përkohëshme të patent
shoferi nga tre muaj deri në një vit. Gjatë kontrollit, janë
sanksionuar edhe 16 lloje të tjera të shkeljeve (TE-12
dhe GV-4).
Sektori i Punëve të Brendshme-Tetovë përsërit
apelin deri tek shoferët që të kujdesen se kur dhe ku
parakalojnë dhe veçanërisht jo në vende të padukshme,
në një “”vijë të plotë”” ose në kolona të gjata të
automjeteve. Për arsye se, nëse ata parakalojnë në
mënyrë të parregullt, ata vënë në rrezik sigurinë e tyre
dhe të pjesëmarrësve të tjerë të trafikut.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments