11 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Maj, 2024
BallinaLajmeMPB: Nuk ka pasur lëshime gjatë hetimeve për vrasjen e dyfishtë në...

MPB: Nuk ka pasur lëshime gjatë hetimeve për vrasjen e dyfishtë në Shkup

Departamenti për kontroll të brendshëm, hetime kriminale dhe standarde profesionale në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, me kërkesë të ministrit të Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, dhe në lidhje me hetimin për vrasjen e dyfishtë të P.ZH. dhe V.GJ., ka kryer kontrolle në SPB Shkup dhe SPB Veles.

“Njoftojmë opinionin, duke qenë se raporti është i klasifikuar, është konstatuar se nuk ka bazë për fillimin e procedurës disiplinor, dhe njëkohësisht janë dërguar masa urdhëruese në Byronë e Sigurisë Publike pranë Ministrisë së Brendshme të miratojë procedura dhe udhëzime të reja për veprim”, njoftojnë nga MPB.

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski, paraprakisht deklaroi se pasi është emëruar ministër, ka ardhur deri te informacione dhe dyshime se si janë trajtuar hetimet në rastin e vrasjes së Vanja Gjorçevskës dhe Pançe Zhezhovskit.

Ai tha se ka kërkuar hetime të mëtejshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments