11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeSimovski tërhiqet nga qëndirmi i tij! Familjarët mund të deklarojnë përkatësinë etnike...

Simovski tërhiqet nga qëndirmi i tij! Familjarët mund të deklarojnë përkatësinë etnike e fetare të të afërmve

Drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski, thotë se ka qenë gabim i tij kur gjatë prezantimit të metodologjisë tha se familjarët nuk do të mund të paraqesin përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhësore të të afërmve që nuk do të jenë të pranishëm gjatë regjistrimit të popullsisë.

 “Nuk ka asnjë lloj problemi mes meje dhe zëvendësit. Ligji është i qartë në atë pjesë, ndoshta unë gabova gjatë prezantimit të metodologjisë në këtë pjesë. Gjithsesi kemi situatë të qartë, nuk kemi asnjë problem, ligji qartë thotë se mund të jepen të dhëna për familjarët dhe miqtë”, deklaroi Apostoll Simovski – Drejtor i Entit të Statistikave.

Simovski gjithsesi thekson se më e mira do të ishte që të dhënat të jepen personalisht, e për këtë mërgimtarët të informohen se edhe vetë do të mund të regjistrohen përmes aplikacionit online që nga 1 marsi pritet të jetë aktive.

 “Gjithnjë është më së miri që personalisht të jepen të dhënat dhe të gjithë ata që kanë kontakt me njerëzit që janë jashtë, t’i kontaktojnë dhe t’u tregojnë se ueb-faqja jonë mundëson për vetëregjistrim”, theksoi drejtori i Entit të Statistikave, Apostoll Simovski.

Synimi i Entit, thotë Simovski, është që sa më shumë njerëz të regjistrohen vetë dhe këtë drejtim ka qenë edhe deklarata e tij javën që shkoi. Pohimet e para disa ditëve ngritën pluhur, sepse Simovski u shpreh se përkatësia etnike, fetare e gjuhësore janë personale, që familjarët nuk mund t’i japin në emër të një familjari tjetër.

 “Kur ndonjë person jep të dhëna për person tjetër, në të gjitha rastet kur jep të dhëna për person tjetër, ka mundësi edhe për njerëz që mungojnë por janë në vend, nuk mundet të jepet përgjigje për ato çështje që kërkohet deklarim personal. Këto janë pyetjet për përkatësinë etnike, fetare dhe gjuhën”, u shpreh Apostoll Simovski – Drejtor i Entit të Statistikave (05.02.2021).

Kjo deklaratë e Simovskit, solli reagimin edhe të zëvendësdrejtorit të Entit të Statistikave, Ilmi Selami, i cili tha se drejtori e ka gabim, sepse kjo nuk parashihet as në ligj e as në metodologjinë e regjistrimit.

 “Dispozita ligjore është gjenerale dhe thotë se do të japë të dhënat që kanë të bëjnë me personin jashtë, përfshin të gjitha të dhënat, nga numri amë dhe të gjitha të tjerat që kanë të bëjnë me regjistrimin”, tha Ilmi Selami – zëvendësdrejtor i Entit të Statistikave (07.02.2021).

Gjatë regjistrimit, shtetasit e Maqedonisë së Veriut që kanë mbi 1 vit që jetojnë jashtë vendit, do të kenë dy mundësi regjistrimi, online ose të autorizojnë të afërmit e tyre për t’i regjistruar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments