15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeShumica parlamentare tërheq Joveskin si propozim për në Gjykatën Kushtetuese

Shumica parlamentare tërheq Joveskin si propozim për në Gjykatën Kushtetuese

Shumica parlamentare tërhoqi propozimin për zgjedhjen e Lubomir Joveskit për gjykatës të Gjykatës Kushtetuese. Joveski është pensionuar dhe prej kohësh nuk është më prokuror publik kurse pushteti që e kishte propozuar për ta bërë gjykatës në Kushtetuese, kishte tërhequr mbështetjen për të, në periudhën e fundit. VMRO-DPMNE-ja thotë se pushteti u tërhoq pasi Joveski nuk është më i dobishëm për to.

“Arsyeja për këtë teatër është e thjeshtë. Lubomir Joveskin nuk e kanë më të nevojshëm sepse detyrën për të cilën ishte zgjedhë e përmbushi dhe me këtë për gjashtë vjet u mbrojtën krimet e LSDM-së dhe BDI-së. Ne si koalicion i VMRO-DPMNE-së tashmë gjashtë vjet në të gjitha daljet dhe diskutimet në Kuvend e kemi thënë se ky njeri është kanceri i gjyqësorit në Maqedoni në mandatin e të cilit besimi në gjyqësor arriti në zero”, tha Dafina Stojanovska, VMRO-DPMNE. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments