12.5 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmePër dy ditë në Tetovë, mbi 50 qytetarë thyen krahët e këmbët...

Për dy ditë në Tetovë, mbi 50 qytetarë thyen krahët e këmbët nga trotuaret e pa pastruara (VIDEO)

Mbi 50 qytetarë të Tetovës janë drejtuar në Spitalin Klinik të Tetovës brenda dy ditëve pas rreshjeve të borës. Ata kanë kërkuar ndihmë në Spitalin e Tetovës me këmbë e krah të thyera pasi trotuaret janë të pa pastruara ku kanë rëshqitur dhe kanë dëmtuar gjymtyrët.

Sipas shefit të Ortopedisë në Tetovë, deri sot mbi 50 tetovarë kanë kërkuar ndihmë e shumica kanë pasur lëndime më të rënda me thyerje krahëesh e këmbësh. Nga atje thonë se ka pasur edhe lëndime edhe në kokë, por ata nuk janë drejtuar tek ata.

Nga ana tjetër komuna e Tetovës nuk i ka pastruar tretouaret dhe nga ngricat është krijuar akull që shumë gra e fëmijë kanë rëshqitur duke thyer gjymtyrët.

Pas alarmit nga mediat, Bilall Kasami ka nxjerr 2-3 persona nga NKPja për të pastruar gjithë Tetovën, por e ka pasur të pa mundur pasi punonjës të NPK-së nuk kanë marrë ende rroga dhe nuk pastrojnë as borën por as nuk punojnë.

Vlen të thekësohet se administrata komunale e Tetovës ende nuk e kanë marrë rrogën e muajit dhjetor edhe pse është afëruar muaj shkurt./TS/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments