15.3 C
Tetovo
E diel, 28 Prill, 2024
BallinaLajmeSpasovski dhe Ageler konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm të MPB-së dhe Qeverisë së...

Spasovski dhe Ageler konfirmuan bashkëpunimin e suksesshëm të MPB-së dhe Qeverisë së SHBA-së

Ministri i Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Oliver Spasovski sot ka zhvilluar takim pune me ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, H.E. Angela Aggeler, e shoqëruar nga këshilltari ekonomik, Ryan Miller.

Me këtë rast, Spasovski falënderoi edhe ambasadorin amerikan, Ageler, për mbështetjen që Qeveria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës i jep Republikës së Maqedonisë së Veriut, konkretisht Ministrisë së Punëve të Brendshme, në forcimin e kapaciteteve dhe të gjitha proceset që kryhen përmes projekteve të destinuara për policinë.

Si qëllime strategjike në të cilat Ministria e Punëve të Brendshme të Republikës së Maqedonisë së Veriut ishte plotësisht e fokusuar në periudhën e kaluar, ministri Spasovski theksoi: lufta kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimet kompjuterike, migracioni dhe lufta kundër terrorizmit.

Shumica e synimeve të përcaktuara në nivel të MPB-së u arritën me sukses dhe në nivel të lartë profesional me rezultate të shkëlqyera, për çka morëm mirënjohje dhe urime nga përfaqësuesit e lartë të administratës në SHBA, me të cilët ministri Spasovski së fundi mbajti takime pune në Uashington.

Ambasadori amerikan Aggeler e falënderoi ministrin Spasovski për takimin e sotëm si dhe për bashkëpunimin e vazhdueshëm të shkëlqyer të Republikës së Maqedonisë së Veriut me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në disa sfera të jetës shoqërore, duke përcjellë përkushtimin e Ambasadës Amerikane dhe Qeverisë Amerikane për përkrahje dhe mbështetje. bashkëpunim intensiv dhe në periudhën e ardhshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments