12 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeProtesta në Çashkë, banorët nuk lejojnë nxënësit shqiptarë të mësojnë në shkollën...

Protesta në Çashkë, banorët nuk lejojnë nxënësit shqiptarë të mësojnë në shkollën “Todor Janev”

Banorët e Çashkës janë të vendosur të mos lejojnë që nxënësit shqiptarë të mësojnë në shkollën “Todor Janev”. Pas bllokimit të vazhdueshëm të dyerve të shkollës, sot vendosën të bllokojnë hyrjen dhe daljen e komunës. Një pjesë e protestuese as që e dinin se përse protestonin, ndërsa pjesa tjetër u shprehën se në vendbanimin e tyre nuk ka probleme ndëretnike, por nuk mund të ketë as mësim në gjuhën shqipe. Kreu i komunës kërkon ndihmën e institucioneve.

“Që herët në mëngjes protesta banoreve e komunës së Çashkës ka filluar në të dy anët e kësaj komune me bllokim të rrugës dhe këtu pas meje janë disa nga banoret që protestojnë sot, përveç mos hapjen e paraleles në gjuhën shqipe këto qytetarë që protestojnë kërkojnë që të tërhiqet edhe drejtoresha e tanishme dhe t’i kthehen kompetencat komunës së Çashkës”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Banoret thonë se asnjëherë nuk kanë pasur probleme ndëretnike në këtë komunë dhe disa u shprehen se nuk janë të informuar se është bllokuar rruga sot, ndërsa disa protestues u shprehën hapur se janë kundër mësimit në gjuhën shqipe në shkollën fillore të kësaj komune.

“Është e qartë përse protestohet që të mos hapet paralele në gjuhën shqipe, a keni pasur probleme me shqiptaret ndonjëherë? Jo, jo asnjëherë nuk ka pasur, por përse janë këto tensione tani? Ja nuk është nga sot thuajse një muaj”, tha një qytetar.

“Nuk e di as çfarë është kjo. Ju jeni nga Çashka? A jeni pro apo kundër hapjes së paraleles në gjuhën shqipe? Unë jam mbi 80 vjeçar dhe e imja përfundoi, ka ligje dhe pushtet ata le të vendosin. Në baza nacionale nuk kemi problem, kemi jetuar bashkë”, tha një tjetër qytetar i Çashkës..

“Ju a protestoni? Si duket banori tjetër e ndërpreu bisedën me qytetarin i cili tha se deri tani nuk kanë pasur mosmarrëveshje në këtë komunë dhe ishte dërguar nga protestuesit që të ndërpres deklaratat. Vlen të ceket që të gjithë këto protestues që janë në prapavijë nuk deshën të prononcohen me arsyen se do të japim informata shtese gjatë ditës së nesërme, pra siç dukët do të vazhdoje protesta edhe gjatë ditëve në vijim”, raporton Avni Tahiri, gazetar.

Kryetari i Çashkës Goran Stojanovski, të cilit i janë marrë kompetencat për shkollën “Todor Janev”, ku banorët po e pengojnë mësimin në gjuhën shqipe, kërkoi nga institucionet të zgjidhin problemin.

“Që kur më janë marrë kompetencat nga muaji korrik në koordinim me institucionet e tjera të arsimit ka ardhur në efekt të problemeve të pa dëshiruara, një pjesë e qytetareve ishin këtu dhe me informuan që gjatë ditës së nesërme do të bllokojnë edhe komunën, dhe apeloj deri tek të gjitha institucionet, të arsimit por edhe tek kryeministri që të ulen në nivel lokal dhe të zgjedhin këtë problem”, tha Goran Stojanovski kryetari i Komunës së Çashkës.

Për shkak të protestës dhe bllokimit të rrugës asnjë nga rreth 150 nxënësit maqedonas dhe shqiptarë të shkollës fillore Todor Janev as sot nuk arritën të ndjekin mësimin. Me hapjen e paraleles në gjuhen shqipe në këtë shkollë filluan edhe problemet në këtë komunë. Gati tre muaj protestuesit kërkojnë që t’i kthehen kompetencat komunës Çashkë, dorëheqjen e drejtoreshës së tanishme dhe zhvendosjen e paraleles shqipe në një fshat tjetër. /Alsat.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments