4.9 C
Tetovo
E enjte, 18 Prill, 2024
BallinaLajmeShtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës pranoi donacion 4800 maska, 625...

Shtabi i krizës pranë Komunës së Tetovës pranoi donacion 4800 maska, 625 maska vizirë dhe 550 sapunë antibakterial të përpunuar në bazë natyrale

Tetovë, 30 prill 2020 – “Shtabi i krizës sot pranoi donacion 4800 maska, 625 maska mbrojtëse plastike (vizirë) dhe 550 sapunë antibakterial të përpunuar në bazë natyrale. Ky donacion erdhi nga Qendra për menaxhimin të ndryshimit së bashku me organizatat partnere Instituti për të Drejtat e Njeriut, Fondacioni Egalite dhe Centre for Comparative and International Studies-CISS nga Shqipëria në kuadër të projektit Zhvillimi i mikro-ndërmarrjeve të grave në zonën ndërkufitare të komunës së Tetovës. Si pjesë e buxhetit të këtyre organizatave për të kontribuar në trajtimin e Covid 19, ky donacion u bë nga gratë sipërmarrëse që marrin pjesë në projektin Zhvillimi i mikro-ndërmarrjeve të grave në zonën ndërkufitare, përndryshe një projekt i financuar nga Bashkimi Evropian.

Një pjesë e këtij donacioni, pra vizirat dhe sapunët antibakterial do të dhurohen në SPB Tetovë dhe Qendrën Klinike Tetovë, kurse maskat mbrojtëse Shtabii krizës do t’i shpërndajnë tek qytetarët e Komunës së Tetovës.

I falënderojmë organizatat për donacionin shumë të nevojshëm, dhe për kontributin e tyre të madh në luftën kundër kësaj pandemie globale.” – thotë Arifi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments