11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeKosovë/ Arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Nismës, Limaj: Marrim postin e zv.kryeministrit...

Kosovë/ Arrihet marrëveshja mes LDK-së dhe Nismës, Limaj: Marrim postin e zv.kryeministrit dhe dy ministri

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur marrëveshje për bashkëqeverisje me Nismën Socialdemokrate.

Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Nismës, Fatmir Limaj.

“Kosova ka nevojë për një Qeveri që e ka votuar Parlamenti. Ne sot kemi arritur marrëveshjen. Ne do t’i kemi dy ministri dhe postin e zëvendëskryeministrit”, tha ai para mediave.

Limaj shtoi më tej se LDK do të bëjë të ditur se cilat ministri i takojnë Nismës në Qeverinë Hoti.

Ndryshe, LDK ka nënshkruar marrëveshje edhe me AAK-në dhe Listën Serbe, ndërsa marrëveshje për bashkqeverisje pritet të lidhin edhe me AKR-në.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments