BallinaLajmeShqiptarët në Tetovë me humor, më pak se 10 në mesin e...

Shqiptarët në Tetovë me humor, më pak se 10 në mesin e 310 të pranuarve në polici – historia po përsëritet, vetëm uniformat kanë ndryshuar!

Nëse lista e publikuar është e saktë, nga 310 të pranuar në Shkollën e Mesme të Policisë “7 Maji”, shqiptarët janë vetëm 6. Pra, më pak se 2 për qind!

6 shqiptarë në 310! Me këtë ritëm, për të gjetur një shqiptar në listë nuk të duhet më statistikë – të duhet lupë!

Por këtu fillon ironia e historisë.

Dikur, në kohën e Jugosllavisë socialiste, në Tetovë e Gostivar vinin policë maqedonas nga pjesët lindore të Maqedonisë. U siguroheshin banesa shtetërore, privilegje dhe vende pune. Përfaqësimi i shqiptarëve në strukturat e sigurisë ishte larg realitetit demografik.

Pas vitit 2001, me ndryshimet politike dhe institucionale, u krijua një realitet tjetër. Përfaqësimi i shqiptarëve në polici filloi të rritej. Procesi nuk erdhi vetvetiu; ishte rezultat i presionit politik, marrëveshjeve dhe ndryshimeve kushtetuese e ligjore. Në këtë histori kanë pasur rolin e tyre edhe PDSH-ja e Arbën Xhaferit, e më pas BDI-ja.

Sot kemi një paradoks interesant.

Në vend që të korrigjohet e kaluara, duket sikur dikush po provon ta kthejë filmin mbrapsht.

Dikur thuhej 90 me 10. Tani, nëse shifrat e kësaj liste konfirmohen, po shkojmë drejt një formule edhe më interesante: 99 me 1.

Dhe këtu del pyetja politike: a është kjo politika e përfaqësimit të drejtë, apo një rikthim i vjetër me paketim të ri?

Tetovarët këtë film e kanë parë më parë. Prandaj, kur dikush mendon se përmes VLEN-it mund të “reinkarnojë” supremacinë e dikurshme të strukturave maqedonase në Tetovë, ndoshta duhet t’ua kujtojë qytetarëve se Tetova nuk ka problem me policinë – ka problem me politikat që mendojnë se Tetova mund të qeveriset sikur shqiptarët janë mysafirë në qytetin e tyre.

Dhe këtu historia na çon edhe më larg: te koha e xhandarmërisë së Mbretërisë Jugosllave, kur policët dërgoheshin nga qendra Beogradi ,Nishi,Leskovci në qytete si Tetova,sepse pushteti nuk kishte shumë besim te popullsia vendase.

Sot, natyrisht, nuk kemi Mbretërinë Jugosllave. Nuk kemi xhandarë me kuaj. Kemi konkurs, lista, kritere dhe institucione moderne.

Por nëse rezultati është që nga 310 nxënës vetëm 6 janë shqiptarë, atëherë kuajt mund të kenë ikur, por hija e xhandarmërisë ende duket në pasqyrën e statistikave.

Dhe një pyetje për VLEN-in:

A do të bëheni partner i barazisë, apo vetëm dekor politik i një politike që po e kthen orën mbrapa?

Sepse shqiptarët e Tetovës nuk kërkojnë privilegj.

Kërkojnë atë që u takon: përfaqësim proporcional, mundësi të barabarta dhe një shtet që nuk i trajton si shumicë vetëm kur vijnë zgjedhjet.

Në fund, një këshillë për ata që besojnë se mund ta “rikthejnë” Tetovën në vitet e vjetra:

Mos u mundoni ta ringjallni historinë. Tetovarët kanë memorie – dhe humori tetovar është edhe më i fortë se memoria!

www.telegrami.mk

===========================================

P.S Banesa a do tu siguroni policëve ardhacak pas 4 viteve në Tetovë nga Shtipi,Gjevgjelia,Ohri,Kumanova etj…ishit …në kohën e komunzmit …por numrin e popullatës në Pollog supermacitetin shqiptar nuk mund ta ndryshoni …VMRO me këtë duhet të meret …VLEN kur do i hape dyert për kryeshëndosh

Mesut Shabani

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments