Shqiptarët, më pak se 10 në mesin e 310 të pranuarve?
Ajo që bie në sy në listën e publikuar është numri shumë i ulët i nxënësve shqiptarë. Nga gjithsej 310 të pranuar, shqiptarët janë aq pak sa numërohen me gishta dhe nuk e kalojnë numrin 10, përkatësisht janë vetëm 6 të pranuar.
Kjo do të thotë se shqiptarët përbëjnë vetëm një pjesë shumë të vogël të gjeneratës së re të nxënësve të Shkollës së Mesme të Policisë “7 Maji”, duke ngritur edhe njëherë pikëpyetje për përfaqësimin e barabartë etnik në institucionet e sigurisë.
