3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeShpëtim IDRIZI / "Të jetësojmë “Schengenin” kuqezi dhe të heqim barrierat me...

Shpëtim IDRIZI / “Të jetësojmë “Schengenin” kuqezi dhe të heqim barrierat me Kosovën.

PDIU është parti kombëtare që në fokusin e sa ka çështjen kombëtare dhe në veçanti cështjen e shqiptarëve të Çamërisë. Në programin e saj politik, ekonomik e ka shumë të rëndësishme theksin te ajo që është e shkruar e zeza mbi të bardhë në preambulën e Kushtetutës së Shqipërisë, ku flitet për aspiratat e kombit shqiptar, për identitet dhe bashkim kombëtar.

Shqipëria do të jetë një vend i fuqishëm, shqiptarët do të jenë me zërin dhe peshën e tyre reale, kur ne të integrohemi në radhë të parë mes vetes. Kjo është arsyeja që një nga pikat e programit të PDIU-së është jetësimi i “Schengen”-it kuqezi. Jo Schengen Ballkanik me fobirat e vjetra të Republikës së 7-të të Jugosllavisë.

Ne kemi për detyrë patriotike që të jetësojmë Schengenin kuqezi mes Shqipërisë dhe Kosovës. Shqipëria është vendi i dytë pas Serbisë për të gjitha barrierat që i ka vënë biznesit të Kosovës.
Është për të ardhur keq dhe ndjehem keq si shqiptar, dhe ju kërkoj ndjesë shqiptarëve të Kosovës që qeveria e vendit tim ka vendosur një tra dhe një pagesë në atë arterie të madhe kombëtare, e cila është krijuar pikërisht për të lehtësuar kalimin jo thjesht të njerëzve dhe makinave, por për të akseleruar të gjitha ato pengesa dhe barriera që ne na mbajnë larg me njëri-tjetrin.Kjo është arsyeja pse ne kemi propozuar edhe një Akademi Shkencash të përbashkët, për të bërë projeksione kombëtare edhe për 50 vitet e ardhshme. Kemi në programin tonë edhe një vizion që shkollimi, sidomos i viteve të para të jetë me një programi të unifikuar mes vendeve tona. Ne si parti e kemi pasur në program kahershëm atë që quhet Komunuelthi ekonomik i shqiptarëve. Ne kemi propozuar që të ketë një pakt strategjik midis Shqipërisë dhe Kosovës, e cila do të na mundësonte që të bënim një analizë të qartë dhe të thellë për të hequr pengesat që kemi midis nesh, që në radhë të parë janë të njohjes, janë të arsimit dhe kulturës, të ekonomisë, rrugë e cila ne do të na shtyjë që kufijtë midis nesh të jenë kufij konvencionalë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments