13.2 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeShoqatat nga Tetova: Stefoska po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta

Shoqatat nga Tetova: Stefoska po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta

Të revoltuar nga shpallja e rezultateve të Ministrisë së Kulturës për përzgjedhjen e projekteve shqiptare, 17 shoqata për kulturë, art dhe letërsi të Tetovës, kanë akuzuar ministren e kulturës Irena Stefoska se po kthen agjendën anti-shqiptare të viteve të 80-90-ta në kulturë.

Përfaqësuesja e këtyre shoqatave Zinepe Rexhepi, tha se projektet shqiptare nuk janë marrë aspak në shqyrtim, ndërsa i quajti trillime arsyetimet e Ministrisë së Kulturës se këto projekte nuk kanë plotësuar dokumentacionin.

Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut urgjentisht ta ftojë në përgjegjësi Ministren aktuale të Kulturës, Irena Stefoska, dhe ta shkarkojë nga kjo detyrë! Urgjentisht të tërhiqet Programi i miratuar anti-shqiptar, të formohen komisione të reja me përfaqësues të denjë shqiptarë në ta dhe të rishqyrtohen të gjitha projektet një nga një – tha Zinepe Rexhepi Nisma e 17 Shoqatave Kulturore Artistike të Tetovës.

Ndërkohë edhe pse mban postin e zv/ministrit të Kulturës, Sedat Sulejmani thotë se mbështet artistët ndërsa fajëson Stefanoskën.

Jam në bisedime me ministren e Kulturës për rishqyrtimin e programit të Kulturës për vitin 2021 – u shpreh Sulejmani.

Ministria e Kulturës kohë më parë ka pranuar se për dallim nga viti i kaluar shoqatat shqiptare të kulturës, për këtë vit kanë marrë 110 milionë denarë më pak.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments