17.8 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeShkollat e Tetovës dhe Gostivarit po zbrazen / Mbi 350 nxënës kanë...

Shkollat e Tetovës dhe Gostivarit po zbrazen / Mbi 350 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje

Shkollat në Tetovë dhe në Gostivar zbrazen vazhdimisht. Siç mund të merret me mend, arsyeja është migrimi. Të dhënat e komunës së Tetovës tregojnë se gjatë vitit 2023 rreth 160 nxënës kanë kërkuar fletëshpërngulje, kryesisht nga shkollat fillore.

“Numri i fletëshpërngulje nga shkollat e mesme dhe nga shkollat fillore janë mjaftë shqetësuese ku nga shkollat fillore kemi diku 128 fletë shpërngulje dhe nga shkollat e mesme janë diku 31 fletë shpërngulje. Për çdo ditë kur bëhet regjistrimi i nxënësve kemi më pak nxënës, sidomos në shkollat fillore por edhe në shkollat e mesme është u njëjti rezultat”, u shpreh Besarta Ramadani, zëdhënëse e komunës së Tetovës.

Situatë edhe më shqetësuese në qytetin e Gostivarit. Vetëm për një gjysmëvjetor janë kërkuar rreth 200 fletëshpërngulje. Edhe këtu numri më i madh janë filloristë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments