14.2 C
Tetovo
E premte, 17 Maj, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE duartroket dorëheqjet / Jovan Mitreski zgjidhet kryeparlamentar

VMRO-DPMNE duartroket dorëheqjet / Jovan Mitreski zgjidhet kryeparlamentar

Edhe përkundër asaj se bëhet fjalë për dorëheqje të natyrës teknike, të kryeministrit Dimitar Kovaçevski dhe gjithë Qeverisë, si dhe dorëheqja e kryeparlamentarit Talat Xhaferi, i cili të dielën do ta marrë mandatin e Kryeministrit teknik, deputetët e opozitës këtë gjë e përshëndetën me duartrokitje të zhurmshme.

“Ju informoj se kryetari i Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, z.Dimitar Kovaçevski ka dorëzuar dorëheqje. Ju informoj se deputeti Talat Xhaferi ka dhënë dorëheqje nga funksioni Kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut”, tha Goran Misovski, nënkryetar i Kuvendit.

Kovaçevski nuk erdhi në Kuvend, ndërsa as ai e as Xhaferi nuk i arsyetuan dorëheqjet e tyre pikërisht për shkak se bëhet fjalë për pjesë teknike, pas çka vetëm u konstatuan dorëheqjet. Debat pati për pikën për zgjedhjen e Jovan Mitreskit si Kryeparlamentar, i cili u zgjodh me 64 vota PËR dhe me 40 KUNDËR, të gjitha nga deputetët e DPMNE-së, pas çka ai dha deklaratë solemne. Shprehi falënderim për bashkëpunimin me kryetarin e deritanishëm, Xhaferin, si dhe tha se do të punojë në mënyrë efikase në Kuvend.

“Shpreh falënderim deri te kryetari i tanishëm Talat Xhaferi… pohoj se me intensitet të përforcuar do të vazhdoj të punoj në interes të funksionalitetit dhe efikasitetit në Kuvend, gjithsesi në përputhje me Kushtetutën, Rregulloren, me rregullativat ligjore, por para së gjithash në interes të qytetarëve”, sqaroi Jovan Mitreski, kryetar i Kuvendit.

Koordinatori i grupit të deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Nikolla Micevski e kritikoi punën e Kuvendit gjatë mandatit të kaluar. Tha se Kuvendi u bë burim i pashtershëm i vetëdëshirës dhe dhunës, dhe i abuzimit të vazhdueshëm të flamurit europian nga ana e shumicës, kur duan që të shtyjnë me forcë ndonjë ligj.

“Kjo tashmë nuk i ngjan shtëpisë ligjvënëse, por shtëpisë së pazareve ndërpartiake dhe mes koalicioneve, dhe marrëveshjeve në dëm të qytetarëve në nivel ditor. Mund të them lirisht se në këtë mandat, të cilit i skadojnë ditët dhe muajt e fundit, pamë gjithçka por nuk pamë një kuvend europian që duhet të jetë shtylla e fortë e një shteti demokratik europian”, tha Nikolla Micevski, koordinator i VMRO-DPMNE.

Në mbrojtjen e punës së kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferi, foli koordinatori i grupit të deputetëve të BDI-së, Arbër Ademi.

“Fakt se në drejtimin nëpër të cilën ka lëvizur Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut në vitet e fundit ka merita kryetari i deritanishëm i Kuvendit zotri Xhaferi, por gjithashtu është fakt se e gjithë kjo do të pamundësohej nëse këto parime demokratike nuk do të ishin parime kyçe sipas të cilave kemi punuar edhe ne si koordinator të shumicës parlamentare”, tha Arbër Ademi, koordinator i BDI-së.

Zgjedhja e qeverisë teknike u caktua për më 28 janar pas çka fillojnë të numërohen 100 ditët e qeverisë teknike që ka për obligim zbatimin e zgjedhjeve.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments