4.3 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajme“Shko e eja si Adem Peja”, si e turpëroi Albin Kurti Republikën...

“Shko e eja si Adem Peja”, si e turpëroi Albin Kurti Republikën e Kosovës me dështimin e tij në SHBA

https://insajderi.org/shko-e-eja-si-adem-peja-si-e-turperoi-kurti-republiken-me-deshtimin-e-tij-ne-shba/

Për herë të parë një kryeministër i Kosovës, nuk u prit në Shtëpinë e Bardhë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Por, kjo i ndodhi kryeministrit aktual Albin Kurti, ani pse në Amerikë qëndroi gati një muaj. Jo që nuk u prit nga Joe Biden, e Kamala Harris por ai nuk arriti të shënoj ndonjë takim të rëndësishëm as me zyrtarë të lartë të Departamentit të Shtetit. Por, për dallim nga Kurti, në Shtëpinë e Bardhë para pak kohësh hyri edhe ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriq

Rrugëtimet kot së koti, poshtë e lartë i kanë dhënë shkas popullit të Kosovës, që ta thurrë një anekdotë lidhur me vizitën e dështuar të kryeministit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Është andektoda për Adem Pejën.

“Shko e eja si Adem Peja”, zakonishte përdoret si thënie popullore për të përshkruar rrugëtimet e dështuara.

Kjo thënie popullore është me adekuatja për ta përshkruar vizitën e Kurtit në SHBA. Ai nuk arriti dot as të futet në Shtëpinë e Bardhë, shkruan Gazeta Insajderi.

Nuk arriti të këtë takim me presidentin Joe Biden. Kurti nuk arriti të ketë takim as me zevendes presidenten Kamala Harris, madje nuk arriti ta takoj as sekretarin Antony Blinken.

Takimin më të rëndësishëm i pari i Qeverisë arriti ta realizoj me këshilltarin e Sigurisë Kombëtare të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jake Sullivan.

Megjithë këtë, shefi i ekzekutivit është vënë në qendër të kritikave pasi që përveç që nuk arriti të futet në Shtëpinë e Bardhë as pas një viti në krye të qeverisë, ai nuk arriti as të takoj zyrtarë të lartë të shtetit më të fuqishëm në botë.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, janë parteneri kryesor i Kosovës, në të gjitha proceset shtetndërtuese. Vizitat zyrtare të liderëve e politikanëve kosovarë në ShBA janë ndër më kryesoret. 

Për herë të parë një kryeministrit i Kosovës, qëndroi më shumë se tri javë në Amerikë, duke shënuar takime të rëndësishme thuajse vetëm me diasporën shqiptare atje.

Por, në Shtëpinë e Bardhë hyri para pak kohësh edhe ambasadori i Serbisë, Marko Gjuriq.

Rritja e pritjeve dhe “shpërthimi” i Dimal Bashës

Albin Kurti, në petkun e kryeministrit premtoi se në nëntor të vitit të kaluar do të shkonte në vizitën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pasi paraprakisht opozita e kishte “akuzuar” se i është refuzuar viza amerikane.

Por, kjo vizitë nuk ndodhi në nëntor.

Në muajin dhjetor, kur Kryeministri Kurti u pyet pse ende nuk kishte shkuar ende në Amerikë, deklaroi se shefi i stafit të tij është duke përgatitur këtë vizitë të rëndësishme.

Kurti, nuk jepte më shumë detaje për këtë.

“Sa i përket vizitës në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ajo është duke u përgatitur nga shefi i stafit tim, Luan Dalipi. Do të bëhet sa më parë në fillimin e vitit në të cilin hyjmë, por unë nuk mund të them tash konkretisht përderisa janë duke biseduar atje”, tha kryeministri Kurti.

Meqë as në fillim të vitit kjo ndodhi, në një konferencë tjetër Kurti tha se në pranverë gjithqysh do të shkonte në ShBA.

“Edhe unë jam i interesuar që të shkoj, edhe kjo do të ndodhë në këtë pranverë. Edhe jo që do të shkoj, por edhe do të kthehem. Do të më duhet të qëndrojë pak më shumë se zakonisht ashtu që edhe do të mund të ma bëni pyetjen “e kur do të ktheheni”, u përgjigj kryeministri Kurti në konferencën për media.

Shtyrjen nga muaji në muaj Kurti e kishte arsyetuar me shkaqe logjistoko-teknike.

“Besoj që pengesa kryesore është logjistike-teknike sepse nuk mund të shkoj për tri ditë atje. Kur të shkoj në ShBA, nuk shkoj për tri ditë, dua të shkoj 10 ditë ose dy javë sepse edhe është një shtet shumë më i madh e shumë më larg, por edhe takimet që du t’i bëjë atje do të jenë edhe më të shumta”, thoshte ai.

Ishte deputeti i VV-së, Dimal Basha, që dha një deklaratë interesante para se të dihej se kur kryeministri Kurti, do të udhëtonte në SHBA.

I rriti pritejet e militantëve të tyre kur thoshte se “Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”.

“Kush është futur deri tani në Shtëpi të Bardhë. Ka qenë ndoshta Fan Noli. Ndoshta edhe Faik Konica. Mos ma përmend Avdullah Hotin se po flasim për njerëz seriozë. Njeri më i madh në shqiptari që do të hyjë në Shtëpi të Bardhë është Albin Kurti”, ka thënë ai.

Me 6 maj, Albin Kurti më në fund u nis për Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pa e bërë publike agjendën e takimeve atje.

Dihej vetëm që Kurti të qëndroj gjatë atje por asgjë më shumë.

Dita e dytë e vizitës sot, sa do të qëndrojë Kurti në Amerikë

https://insajderi.org/dita-e-dyte-e-vizites-sot-sa-do-te-qendroje-kurti-ne-amerike%ef%bf%bc/embed/#?secret=ptdXgEeMFq#?secret=iFqsiMz7Vh

Pavarësisht inistimit të mediave e opozitës që të konfirmohej nëse do të pritej apo jo në Shtëpinë e Bardhë, nëse do ta takonte ose jo Biden, Harris apo Blinken, Kurti e as stafi i tij nuk dhanë asnjë informacion.  

Zbulohet s’e nuk ka takim me Biden, mbetet e fshehtë agjenda tutje e Kurtit. Pse KRYEMINISTRI shkoi në SHBA?

https://insajderi.org/zbulohet-se-nuk-ka-takim-me-biden-mbetet-e-fshehte-agjenda-tutje-e-kurtit-pse-kryeministri-shkoi-ne-shba/embed/#?secret=xvHCzZ0eRs#?secret=rM0o70NRnO

Kurti hyri në Amerikë por jo edhe në Shtëpinë e Bardhë. Se nuk do ta priste Presidenti Joe Biden e konfirmoi, pas disa ditësh në Amerikë këshilltari i tij, Jeton Zulfaj.

Kabineti i Kurti, gjetën një arsyetim pse shefi i tyre nuk po pritet në takim nga njeriu më i fuqishëm në politikën botërore Joe Biden.

Zulfaj u munduar ta lidh me angazhimin e Presidentit amerikan me luftën në Ukrainë, për mos takimin me Kurtin.

“Ne nuk jemi duke pritë një vizitë nga presidenti i SHBA-së Biden, ai nëse e sheh të rëndësishme e të nevojshme… nuk mundesh me taku presidentin Biden pa një kërkesë për vizitë, edhe pa një qëllim të vizitës, edhe pa ndodh një nevojë e tillë për vizitë. E kemi një luftë në Evropë, në Ukrainë, ku e gjithë vëmendja është atje. Për fatin e mirë të Kosovës, nuk jemi as vend problematik, as kaotik…dhe jemi vend demokratik. Pra SHBA-ja janë të kënaqur me progresin tonë ekonomik e demokratik. Janë shumë të kënaqur, sepse jemi bërë shpresëdhënës edhe për krejt Ballkanin Perëndimor”, deklaroi Zulfaj.

Por kjo u demantua brenda ditës.

Biden pret kryeministrin grek në Shtëpinë e Bardhë, del fotoja që demanton kabinetin e Kurtit

https://insajderi.org/biden-pret-kryeministrin-grek-ne-shtepine-e-bardhe-del-fotoja-qe-demanton-kabinetin-e-kurtit/embed/#?secret=5aj6PwaVJQ#?secret=gNhADzxbeC

Biden dëshmoi se ishte aq shumë i zënë me luftën në Ukrainë sa për mos ta takuar fare kryeministrin Kurti. Pikërisht atë ditë në Shtëpinë e Bardhë Biden priti kryeministrin e Greqisë, Kyriakos Mitsotakis dhe bashkëshorten e tij.

Biden ka publikuar edhe fotografi nga takimi, duke demantuar këshilltarin e Kurtit, se ky i fundit ishte i zënë me zhvillimet e luftës në Ukrainë.

Kurti vazhdon të mburret: Vizita ime në SHBA është më e gjatë se e çdo kryeministri të Kosovës

https://insajderi.org/kurti-vazhdon-te-mburret-vizita-ime-ne-shba-eshte-me-e-gjate-se-e-cdo-kryeministri-te-kosoves/embed/#?secret=09sols4GBm#?secret=P5zilhXe3X

 “Do të takohet me Kamala Harris”, si e nori dhenë një fakenews qeveritar që i rriti pritjet për Shtëpi të Bardhë

Duke mos parë sukses as pas më shumë se dhjetë ditësh në vizitën e Kurtit në ShBA, në Kosovë u shpërnda një fakeneës.

U raportua se Kurti pritet që me 15 ose 16 maj të takohet me njeriun e dytë të SHBA-së. Kjo rriti shpresat se më në fund do të shënohej një fitore e tij më një takim të rëndësishëm.

”Kryeministri Kurti pritet ta ketë një takim të nivelit të lartë. Ai pritet ta takoj në Shtëpinë e Bardhë zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris”, thuhej në lajmet me burime që u shpërndanë nga mediat proqeveritare.

A do të takohet Kurti me Harris?- Mediat proqeveritare raportuan se do të ndodh të hënën, Harris udhëtoi për Dubai

https://insajderi.org/a-do-te-takohet-kurti-me-harris-mediat-proqeveritare-raportuan-se-do-te-ndodh-te-henen-harris-udhetoi-per-dubai/embed/#?secret=6EVnq4RdGv#?secret=WKkEKNSlc7

As ky takim nuk ndodhi.

Pikërisht me 16 maj, gjasat që të ketë një takim mes Zëvendës-presidenten Kamala Harris dhe kryeministrit Albin Kurti u shuan.

Harris udhëtoi drejtë Emirateve të Bashkuara Arabe, për ta nderuar liderin e kësaj federate që vdiq së fundi, dhe për t’u takuar me presidentin e ri.

“Unë po udhëtoj për në Abu Dhabi, Emiratet e Bashkuara Arabe për të shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të Presidentit të Emirateve të Bashkuara Arabe, Sheikh Khalifa bin Zayed Al Nahyan”, njoftonte Harris ndërkohë që pritjet që Kurti më në fund do ta takonte dikënd nga njerzite e rëndësishëm në ShBA u shuan.

Kryeministri që vazhdonte të mbushte agjendën e tij me takime tërësisht të parëndërishme atje, nuk arriti as të takohej me sekretarin amerikan Antony Blinken.

Meqë as me treshen kryesore të politikës botërore nuk u takua Kryeministri, vizita e tij mori teposhtëzen e mos seriozitetit të një përfaqësuesi të vendit.

Maji i thyer i Kurtit – Le Ameriken pa takim me Biden’in, as në Zvicër nuk e pret presidenti

https://insajderi.org/maji-i-thyer-i-kurtit-le-ameriken-pa-takim-me-bidenin-as-ne-zvicer-nuk-e-pret-presidenti/embed/#?secret=m4yQcHUCj5#?secret=MV0pCQG5uL

Pse dështoi Kurti në SHBA, sipas analistëve?

Analisti Halil Matoshi ka komentuar viztën e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ai e ka cilësuar vizitën e Kurtit si private dhe jo shtetërore.

“Le të bëhemi të sinqertë, vizita e kryeministrit të Kosovës në Amerikë është jo shtetërore, nuk është vizitë zyrtare, nuk është me ftesë të amerikanëve. Është vizitë gjysmë private, personale”, tha Matoshi.

Drejtori i Gazetës Insajderi, Parim Olluri, ka ironizuar me takimin e Kurtit në SHBA.

Sipas tij, kryeministri është afruar te 16-metërshi i Shtëpisë së Bardhë, por mbetet të shihet në kohën shtesë, nëse do t’ia dalë të hyjë brenda.

“S’ke i keq ky takimi i Albinit me këshilltarin e Biden. Te do shkallë”, shkroi mes tjerash ai në Facebook.

Ndërsa Arben Ahmeti tha se derisa kryeminsitri nuk realizon takime në Shtëpinë e Bardhë, është humbje kohe.

“Po pres që presidentja Osmani dhe kryeministri Kurti të qëndrojnë në departamentin e shtetit ose Shtëpinë e Bardhë. Mosrealizimi i ndonjë prej këtyre qëllimeve është humbje kohe”, ka thënë Ahmeti për Gazeta Blic.

Nga ana tjetër, analisti Petrit Zogaj duke komentuar takimet e kryeministrit Albin Kurti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,  ka thënë se niveli i tyre është me ato të Drejtorit të MCC për Kosovë, Petrit Selimi dhe drejtorit të ICK-së në Kosovë, Uranik Begu.

“Niveli i vizitës së KM Kurtit në US është me ato që Petrit Selimi do t’i bënte në MCC, e që i ka bërë me dhjetra herë, ose Uranik Begu nga ICK-ja që mund t’i bënte në Silicon Valley. Ndërkohë që dy të fundit janë drejtora ekzekutiv në fondacionet ose komunitetet që udhëheqin”, ka shkruar Zogaj.

Analisti politik Ilir Ibrahimi ka vlerësuar se kryeministri gjatë kësaj vizite duhet të këtë takime të rëndësishme dhe të tregojë gatishmëri për t’i përmbushur obligimet që i ka marrë Kosova.

“Unë uroj dhe shpresoj që kryeministri Kurti gjatë kësaj vizite të zhvillojë takime në qarqe relevante dhe adekuate të administratës amerikane, ku do të tregonte gatishmërinë dhe vullnetin për një qasje proaktive dhe serioze në dialog, të tregojë gatishmërinë e Kosovës për të ndërmarrë hapa konkretë në diversifikimin e burimeve të energjisë, dhe të tregojë gatishmërinë për të përmbushur obligimet që ka marrë Kosova, qoftë përmes marrëveshjeve ndërkombëtare, qoftë nga vendimet e gjykatave vendore”, ka thënë Ibrahimi.

Një reagim interesant ka pasur edhe nga aktori i njohur dhe përkrahës i Kurtit, Çun Lajçii cili I bënte thirrje Kurtit që të kthehet në Kosovë.

“Ne kujtuem se shkuet, me ftesa, si shaljanët të Veziri i Shkodres, në Kullën e Bardhë, se sa për kullat e shqiptarëve, ato i keni pasë këtu, n’Dukagjin, e s’keni pasë nevojë me i zbrazë xhepat e huej, se kuletat tueja, e dimë se janë t’dhimbëshme! Merri mashkujt e kthehu lum Albini, e t’kqyrim se si me ia ba me birat e gardhit, se terpia na ka hi, e kurrsesi me u ngi shqiptarët. Kthehu, se kur t’i merr malli kan me t’thirrë vet!”, ka shkruar ndër tjerash Lajçi.

Çfarë bëri Kurti saktësisht gjatë tri javëve në SHBA?

Historikisht liderët kosovar kur kanë udhëtuar për në Amerikë kanë pasur një agjendë të takimeve të zyrtarët më të lartë të Shtëpisë së Bardhë përfshirë presidentë, zv/presidentë e sekretarë.

Për dallim nga Kryeministrit Albin Kurtib që qëndroi mbi tri javë në Amerikë, asnjë president e kryeministër kosovarë nuk është u kthye nga Amerika pa zhvilluar takime të rëndësishme me udhëheqësit e shtetit më të fuqishëmë në botë.

Duke nisur nga presidenti historik Ibrahim Rugova, Hashim Thaci, Atifete Jahjaga, Ramush Haradinaj, e Avdullah Hoti që të gjithë janë pritur në Shtëpinë e Bardhë. E nga atje janë kthyer me raportime të rëndësishme për zhvillimet e kohës.

Takimet e tyre zgjeroheshin edhe me zyrtarë tjerë të Departamenitit Amerikave, senatora e zyrtarë të tjerë të lartë të politikës amerikane.

Dikur liderët e Kosovës takoheshin me presidentët amerikanë, Albin Kurti sillet me Luan Dalipin jashtë Shtëpisë së Bardhë

Ndërsa vizita e kryeministrit të tanishëm të vendit Albin Kurti është shënuar si më e dështuara që I ka ndodhur ndonjëherë Kosovës.

Ajo cka do të mbahet mend nga Kurti, do të jenë takimet me diasporën shqiptare në Amerikë, vizitat në disa kompani amerikane dhe ca takime me senatorë. Por asnjë takim i rëndësishëm.

Raportohet se Kurti gjatë kësaj kohe në Amerikë, nuk është shoqëruar as nga Shërbimi Sekret i ShBA-së. Që është e zakonshme për pritjet e lidervëve të shteteve tjera të botës.

Ish-ambasadorja e Kosovës në ShBA Vlora Çitaku ka folur lidhur me këtë çështje.

“Është përgjegjësi e madhe që ta kesh kryeministrin për një kohë kaq të gjatë në vendin ku shërben. Nuk më ka ndodhur asnjëherë. Mirëpo diçka që unë kam vënë re që shërbimi sekret që rëndom i shoqëron krerët e shteteve, qeverive, nuk e kam parë në përcjellje të kryeministrit (Kurti). Ndoshta s’ka bërë kërkesë. Mua nuk më ka ndodhur”, tha Çitaku. /Gazeta Insajderi

​”Produktiviteti i vizitës së kryeministrit Kurti në ShBA i zbehtë”

Dikur liderët e Kosovës takoheshin me presidentët amerikanë, Albin Kurti sillet me Luan Dalipin jashtë Shtëpisë së Bardhë

Sapo Ndodhi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments