17.3 C
Tetovo
E hënë, 6 Maj, 2024
BallinaLajmeTë punësuarit në drejtorinë e librave amë përsëri në protesta të mërkurën

Të punësuarit në drejtorinë e librave amë përsëri në protesta të mërkurën

 Sindikata e Pavarur e Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë pranë Konfederatës së organizatave sindikale të mërkurën do të protestojë para Ministrisë së Financave pas skadimit të afatit për t’u përgjigjur nëse do të ketë mjete për plotësimin e kërkesave të tyre.

Sindikata i ka dhënë afat Ministrisë së Financave që të përgjigjet nëse ka para për plotësimin e kërkesave, të cilat paraprakisht ishin dakorduar me Ministrinë e Drejtësisë, sa i përket pagesës së largimit në pension, pagesës së K-15 në shumën prej 60 për qind të pagës mesatare…

“Kemi kohë që kërkojmë takim, por nuk e kemi dhe do të protestojmë. Nëse nuk kemi takim, do t’i radikalizojmë hapat. Apeloj që të bashkohen forcat dhe të ulemi në një tryezë të përbashkët për të gjetur zgjidhje për këtë problem që e kanë punëtorët”, deklaroi sot Marjan Risteski nga Konfederata e organizatave sindikale.

Risteski akuzoi se në vend nuk ka dialog social dhe se nuk mund të negociohet vetëm me sindikata të caktuara.

“Nuk ka dialog. Unë pyes publikisht nëse Qeveria është e të gjithë qytetarëve në vend apo ka filluar të zgjedhë sindikatat – këto janë aftë, ato jo. Kërkojmë prononcim publik nëse duan të vazhdojë dialogun social me sindikatat e pavarura”, tha Risteski.

Sipas Risteskit, kërkesa e Lidhjes së Sindikatave për rritjen e pagave për 2.806 denarë nuk do ta zgjidhë problemin me rritjen e inflacionit.

Greva e punonjësve të Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë zgjat më shumë se një muaj kurse dokumentet lëshohen vetëm në raste urgjente.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments