8 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaLajmeBota“Po luan me zjarrin”, Joe Biden kërcënon me reagim ushtarak nëse Kina...

“Po luan me zjarrin”, Joe Biden kërcënon me reagim ushtarak nëse Kina pushton Tajvanin

Presidenti amerikan, Joe Biden, paralajmëroi Kinën se po “luan me zjarrin” në lidhje me qëndrimin e saj për Tajvanin dhe u zotua të ndërhyjë ushtarakisht nëse ishulli pushtohet.

Deklarata e bërë gjatë një dalje për mediat nga Japonia, ku po zhvillon vizitë zyrtare, duket se bie ndesh me qëndrimin e deklaruar të Shteteve të Bashkuara deri tani.

I pyetur nëse SHBA do të mbronte ushtarakisht Tajvanin nëse Kina e pushton atë, ndërkohë që nuk e ka bërë këtë në Ukrainë, Biden u përgjigj: “Po… ky është zotimi që kemi bërë. Ideja që mund të merret me forcë… nuk është e përshtatshme. Do të shkaktonte pasojë në të gjithë rajonin dhe do të ishte një tjetër veprim, i ngjashëm me atë që ndodhi në Ukrainë”.

Kina e konsideron Tajvanin si pjesë të saj dhe thotë që duhet të ribashkohet me shtetin amë. Ishulli, i quajtur zyrtarisht Republika e Kinës, u formua nga nacionalistët e strehuar aty në përfundim të luftës civile – të zhvilluar pas Luftës II Botërore – në përfundim të së cilës komunistët morën pushtetin në Kinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments