6.8 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeSHBA, për të zmbrapsur kërcënimet nga Kina dhe Rusia/Armë me inteligjencë artificiale

SHBA, për të zmbrapsur kërcënimet nga Kina dhe Rusia/Armë me inteligjencë artificiale

SHBA dhe aleatët e saj duhet të refuzojnë thirrjet për një ndalim global të armëve që përdorin inteligjencë artificiale, thuhet në një raport zyrtar të hartuar me porosinë e presidentit amerikan dhe kongresit.

Në raport, thuhet se inteligjenca artificiale do të shkurtojë kohën e vendimeve dhe ndërhyrjeve. Raporti po ashtu paralajmëron se rusia dhe kina, ka pak gjasa ti përmbaheshin një marrëveshjeje të tillë.

Por kritikët pretendojnë se propozimi rrezikon të ndezë një garë të papërgjegjshme armatimi.

Raporti nënvizon se nëse sistemet autonome të armëve, janë testuar siç duhet dhe janë autorizuar për përdorim nga një ushtarak, atëherë ato duhet të jenë në përputhje me ligjin ndërkombëtar humanitar.

Rekomandimet janë bërë nga komisioni kombëtar i sigurisë mbi inteligjencën artificiale, një organ i kryesuar nga ish shefi i Google Eric Schmidt dhe ish zëvendëssekretari i mbrojtjes Robert Work, që ka shërbyer nën presidentët Obama dhe Trump. Të tjerë anëtarë të komisionit janë edhe shefa të Amazon, Google, Microsoft dhe Oracle.

Pjesa më e madhe e raportit me 750 faqe fokusohet tek zbrapsja e ambicjeve të Kinës për të qenë lider botëror në inteligjencën artificiale deri në 2030. Raporti nënvizon se liderë të lartë ushtarakë kanë paralajmëruar se SHBA mund të humbasë superioritetin e saj ushtarak e teknik në vitet e ardhshme nëse Kina bën përpara në adaprimin e sistemeve të inteligjencës artificiale më shpejt.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments