12.4 C
Tetovo
E enjte, 16 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaSamiti i Ministrave të Jashtëm/ Baerbock: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste,...

Samiti i Ministrave të Jashtëm/ Baerbock: Sulm tinëzar nga një bandë terroriste, provokimet serbe në veri të Kosovës kanë rritur tensionet

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë Annalena Baerbock kërkoi hetim nga Serbia për sulmin në veri të Kosovës në 24 shtator.

Në konferencën për shtyp pas samitit të Ministrave të Jashtëm të Procesit të Berlinit në Tiranë, Baerbock  u shpreh se provokimet e palës serbe për rritjen e trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar situatën. Sulmin nga grupi i armatosur serb , ku u vra efektivi Afrim Bunjaku, ministrja gjermane e cilësoi tinëzar.

“Provokimet e palës serbe për rritjen e trupave në kufi me Kosovën e kanë tensionuar situatën. Kjo ndodh pas një sulmi tinëzar nga një bandë terroriste. Presim që Serbia të çojë më parë hetimin për sulmin e 24 shtatorit dhe ngjarjet e majit drejt ushtarëve të KFOR. Situata është aq e tensionuar saqë NATO ka rritur prezencën e KFOR. Çelësi i zgjidhjes së konfliktit është në Beograd dhe Prishtinë”.

Baerbock theksoi rëndësinë integrimit të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.

“Është kënaqësi që Procesi i Berlinit zhvillohet tani në rajon, aty ku është në shtëpinë e vet. Është e qartë që e ardhmja e të rinjve të këtij rajoni është në Evropë. Duhet të përshpejtojmë ritmin e anëtarësimeve në BE. Ajo që ndodhi në Kiev na e bëri më të qartë që anëtarësimi i rajonit në BE është i domosdoshëm në aspektin gjeopolitik”.

24 delegacione nga vendet anëtare të Procesit të Berlinit u mblodhën sot në Tiranë në takimin e Ministrave të Jashtëm. Ky ishte ministeriali i fundit në serinë e tre ministerialeve që i paraprijnë Samitit në Tiranë, që do mbahet në 16 tetor.

Ministri ynë i Jashtëm, Igli Hasani, u shpreh se këto takime zhvillohen në një moment të rëndësishëm për Ballkanin Perëndimor

“Lajmi i mirë është se ka një vullnet të ri politik për të zgjeruar Bashkimin Europian me Ballkanin Perëndimor”, tha Hasani në fund të këtij samiti.

“Këto nisma na ndihmojnë të integrohemi në disa politika të tregut të përbashkët të Bashkimit Europian. Qëllimi është që rigjallërimi i procesit të integrimit të konkretizohet me masa që janë të prekshme nga qytetarët. Energjia dhe transporti janw dy sektorë kyç në agjendën e këtij viti të Procesit të Berlinit. Përtej këtyre dy fushave, kemi punuar për nisma konkrete edhe në sektorë të tjerë”.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments