6.9 C
Tetovo
E enjte, 25 Prill, 2024
BallinaLajmeRuskovska dha detajet e aksionit policor në Gërçec:Aksioni u dekonspirua

Ruskovska dha detajet e aksionit policor në Gërçec:Aksioni u dekonspirua

Aksioni i së enjtes në Gërçec ishte i dekonspiruar, kanë treguar masat e posaçme hetimore për personat të cilët janë në kërkim. Informacionin e këtillë e dha dje shefja e Prokurorisë për Krim të organizuar dhe Korrupsion, Villma Ruskovska, e cila tha është gjetur sasi e vogël e drogës, dhe jo aq sa ishte pritur. “Aksioni i së enjtes në Gërçec ishte i dekonspiruar, kanë treguar masat e posaçme hetimore për personat të cilët janë në kërkim. Tereni ishte pastruar, ndërsa janë gjetur para dhe pak më shumë se gjysmë kilogrami heroinë”, tha Ruskovska, ndërsa shtoi se do t’i kërkohet Ministrisë së Punëve të Brendshme nëse personat e kërkuar janë të kapshëm apo jo.

Ne do t’i kërkojmë Ministrisë së Brendshme të na informojë nëse personat janë të kapshëm, nëse jo, do të kërkojmë nga gjykata të shqiptojë masë paraburgimi dhe pastaj lëshimin e një urdhër arresti ndërkombëtar”, tha Ruskoska.

Ndryshe, gjatë bastisjeve dhe arrestimit të 21 personave në Gërçec, Hasanbeg, Gazi Babë e Çair, janë konfiskuar edhe mbi 80.000 euro, ndërsa për drogën e kapur akoma nuk janë kryer ekspertizat, por janë gjetur afër 5 kg marijuhanë dhe 600-700 gram heroin. “Pjesa më e madhe e të hollave është gjetur  gjatë bastisjeve në Gazi Babë, ndërsa shumë pak në Gërçec. E përsëris, sipas masave të posaçme hetimore të cilat janë në përfundim e sipër, aksioni në Gërçec është dekonspiruar. Gjithçka ishte pastruar dhe nuk u gjet sasi më e madhe e drogës”, u shpreh Ruskovska. 

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments