12.9 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeMilloshoski -VMRO-DPMNE kërkon regjistrimi të shtyhet për në shtator 2021 ?

Milloshoski -VMRO-DPMNE kërkon regjistrimi të shtyhet për në shtator 2021 ?

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski, sot ka kërkuar që regjistrimi i popullsisë të shtyhet për në shtator të këtij viti.

Arsyeja e kësaj kërkese sipas tij është gjendja epidemiologjike si dhe fakti që shumë vende evropiane kanë shtyrë regjistrimet, informon Zhurnal.

“Si grup parlamentar i VMRO-DPMNE-së dhe Koalicionit “Për rindërtimin e Maqedonisë” kërkojmë që regjistrimi të shtyhet për në shtator dhe në atë drejtim Kuvendi të caktojë seancë urgjente që të mund të ndërhyhet në vetë anulimin.

Pse mendojmë se anulimi është i nevojshëm? Së pari, për arsye shëndetësore dhe epidemiologjike, besojmë se nuk ka kushte për të mbajtur regjistrim të sigurt dhe të besueshëm që do të siguronte të dhëna adekuate dhe relevante.

Të gjitha vendet në rajon, në Evropë, do të rendis disa, Irlanda, Serbia, Gjermania, Kroacia, Shqipëria, Bullgaria, Rumania dhe shumë të tjerë i kanë shtyrë regjistrimet pikërisht sepse duan të mbrojnë shëndetin e popullsisë, ndërsa në kushte më të mira të mbajnë regjistrim që do të jepte të dhëna relevante”, thotë Milloshoski.

Siç shton më tej Milloshoski, më përparësi do të kishte imunizimi i popullsisë se sa vet regjistrimi.

“Sipas mendimit tonë, është njerëzore dhe humane që kaq shumë të sëmurë dhe vdekshmërisë së rritur t’i jepet përparësi imunizimit dhe të ketë personel mjekësor, të sëmurët kronikë dhe pastaj të gjithë të tjerët. Çdo renditje tjetër ose përparësi do të nënkuptojë dhënie përparësi të politikës mbi njerëzimin në mjekësi.

Kjo është arsyeja pse ne besojmë se shëndeti i njeriut duhet të jetë në vend të parë, ndërsa marrëveshjet politike dhe qeveritare duhet të jenë dytësore në këtë drejtim, sepse jeta nuk ka përsëritje”, shprehet deputeti Milloshoski.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments