12.8 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeSIMOVSKI-DREJTORI I ESHS: MOS I DËGJONI ZËRAT PËR BOJKOT TË REGJISTRIMIT,NUK MENDOJMË...

SIMOVSKI-DREJTORI I ESHS: MOS I DËGJONI ZËRAT PËR BOJKOT TË REGJISTRIMIT,NUK MENDOJMË PËR ANULIMIN, POR MUND TË KETË NJË PROLONGIM TË SHKURTË ?!”

“NUK MENDOJMË PËR ANULIMIN, POR MUND TË KETË NJË PROLONGIM TË SHKURTË”


Duke iu drejtuar opinionit maqedonas, por edhe gjithë etniteteve të tjera, drejtori I Entit Shtetëror të Statistikave sot bëri thirrje të mos bojkotohet regjitrimi duke shtuar se ata të cilët propagandojnë për mossukses të këtij operacioni “dëshirojnë që vendi të zhytet thellë në baltë”. Nëse, për shkak të vaksinimit eventual të regjistruesve do të duhet një anulim i shkurtë i regjistrimit, Simeski thotë se nuk do ta kundërshtonte këtë.

Tani për tani nuk ndryshon asgjë nga plani paraprak. Regjistrimi I popullsisë vendase në Maqedoninë e Veriut të fillojë më 1 Prill por nëse, për shkak të vaksinimit eventual të regjistruesve do të ketë nevojë për anulim të shkurtë, Drejtori I Entit Statistikor, nuk do ta kundërshtonte këtë.

APOSTOL SIMOSKI – DREJTOR I ESHS-së

“Nëse organizohet procedurë e shpejtë e vaksinimit të rreth 6000 personave, unë do të isha shumë I lumtur, nëse për këtë shkak sillet vendimi që të anulohet për një periudhë të shkurtë fillimi I regjistrimit, nuk do ta kundërshtoja këtë. Por për momentin regjistrimi fillon më 1 Prill”

Duke e marrë parasysh fushatën negative të regjistrimit, sidomos në bllokun politik maqedonas, me thirrje për anulim ose bojkotim të plotë të procesit, Simovski sot vendosi tu drejtohet maqedonasve të vendit:

APOSTOL SIMOSKI DREJTOR I ESHS-së

“Të nderuar, ky është shteti I vetëm në botë ku mund të deklaroheni lirshëm si Maqedonas, regjistrimi është operacioni I vetëm I cili  ipërmbledh këto të dhëna. Mos e lëshoni këtë mundësi. Të nderuar qytetarë të përkatësive tjera në vend, përkatësi të më shumë popujve në këtë shtet, Shqiptarë, Turq, Romë, Vlleh, Serbë, Boshnjakë dhe të tjerë, e keni këtë mundësi që lirshëm dhe pa presion të deklaroheni ashtu si vlersoni vetë.”

Por një anulim I afatit të shkurtë, edhe më tëj është I papranueshëm për VMRO DPMNE-në:

VMRO-DPMNE

“Regjistrimi duhet të anulohet, ta anulojmë andej nga vjeshta, rreth muajit Shtator, në gjysmën e dytë të Shtatorit. Nëse është e nevojshme do t`i anulojmë edhe Zgjedhjet Lokale për një muaj, kjo nuk do të ndryshonte asgjë.”

Si argument kryesor për ta anuluar regjistrimin, për momentin opozita e thekson situatën e përkeqësuar me pandeminë e Covid-19, por kohë më parë kishin pohuar se “regjistrimi, nga më herët ishte caktuar në interes të koalicionit në pushtet dhe të shoqerisë shqiptare në vend”.klan maqedoni

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments