Rot / BE-ja të ndajë mjete për Maqedoninë e Veriut

251

Maqedonia kërkon nga BE-ja ta shqyrtoj mundësinë, krahas ndihmës për anëtaret e saj për menaxhimin e pasojave me virusin korona, ta ndihmojë edhe vendin tonë. Në këtë drejtim, të përfshihet mundësia e ridestinimit të fondeve IPA dhe llojeve tjera të ndihmës. Ministri i Jashtëm Nikolla Dimitrov dhe ministri gjerman për Evropë, Mihail Rot në një konferencë virtuale porositën që tani është koha për solidaritetin evropian.

Kovid 19 nuk njeh kufij, nuk ka përkatësi etnike dhe i sulmon të gjithë njësoj dhe për këtë duam bashkë të bëjmë thirrje për përfshirjen e vendeve nga rajoni jonë i Ballkanit Perëndimor, pa marrë parasysh statusin e tyre, se a janë në negociata, a janë kandidatë apo vetëm aspirantë, në të gjitha platformat e Unionit në koordinim dhe përgjigje për menaxhimin me virusin- deklaroi Nikolla Dimitrov- ministër i jashtëm.

Është obligim i BE-së që të investojë në stabilitetin e Ballkanit Perëndimor ndërsa fondet IPA janë një nga instrumentet. Për momentin, bisedojmë me BE-në për të ardhmen dhe për financat. Nga pikëpamja ime, është shumë e rëndësishme që BE të destinojë mjete të caktuara për pozitën ekonomike dhe sociale të Maqedonisë së Veriut- tha Mihaill Rot- ministër gjerman për Evropë.

Në prag të 24 marsit, kur Maqedonia e pret vendimin për datë të mundshme për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE, Dimitrov bën thirrje për kujdes dhe durim, ndërsa Osmani pohon se data tashmë është punë e përfunduar.

Informacionin e mora nga përfaqësues të disa shteteve anëtare të cilët thanë se është arritur konsensusi dhe vendet që kishin dilema kanë dhënë pëlqim. Për Shqipërinë ka disa kushte për seancën e parë ndërqeveritare. Megjithatë, vendimi duhet të kalohet formalisht në të dy mbledhjet- deklaroi Bujar Osmani, zëvendëskryeministër për çështjet evropiane.

Puna nuk ka mbaruar. Ka gjasa të mëdha dhe sinjale pozitive nga shumica dërrmuese e shteteve anëtare, por teksti dhe debati nuk kanë mbaruar ende- tha Nikola Dimitrov, ministri i punëve të jashtme.

Ministri Dimitrov deklaroi se është e rëndësishme që BE-ja të gjejë formë për të realizuar Samitin e 24 marsit, atë Këshillit për Punë të Përgjithshme. Ndërkaq BE-ja tashmë ka anuluar Samitin e 26 dhe 27 marsit të Këshillit Evropian.