11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaOpinionAbdulla Mehmeti / Për mutacionin e viruseve dhe plehun komunist

Abdulla Mehmeti / Për mutacionin e viruseve dhe plehun komunist

KUSH E VIKTIMIZON KOSOVËN?

Përderisa e gjithë bota po lufton me pandeminë e koronavirusit, pse Kosova duhet të përballet edhe me viruset e bandave bastarde rusofile?!

Në të katër anët e botës, popujt dhe shtetet po përballen me pandeminë që po e rrezikon njerëzimin, kur janë pezulluar të gjitha aktivitet publike në nivele kombëtare dhe ndërkombëtare, disa shtete fqinje i kanë anuluar zgjedhjet e planifikuara, ndërsa në Kosovë edhe në këto rrethana po zhvillohet luftë e ashpër për pushtet.

Edhe sa kohë u duhet shqiptarëve që ta kuptojnë se bandat e ish-regjimit komunist jugosllav dhe agjentët e shërbimeve sekrete sllave që shkatërruan gjithçka në tri dekadat e fundit ende duhet të marrin frymë lirisht në Kosovë dhe trojet shqiptare?

Jo që qytetarët e Kosovës nuk i njohin këta morra të epidemisë çetnike serbe, por pse tregohen kaq të ngathtë edhe pas gjithë kësaj ploje që kanë përhapur këta kriminelë për dekada me radhë, këtë nuk po e kap mendja e shëndoshë, na përqesh e gjithë bota dhe nuk do të na e falë historia.

Jo që forcat e reja politike janë zgjidhja ideale, më e mira që i duhet sot Kosovës, por është zgjidhja më e mirë e mundshme së paku për ta luftuar korrupsionin dhe krimin e organizuar, që ia ka zënë frymën shoqërisë kosovare dhe shtetit një periudhë të gjatë, ndërsa bandat kriminale që e kanë ngulfatur shtetin dhe popullin e Kosovës, pas gjithë asaj që ka ngjarë gjatë luftës dhe pas saj në Kosovë, pas gjithë bëmave të ditura e të paditura për krimet dhe tradhtitë, përbën krim të rëndë kundër njerëzimit nëse nuk ndëshkohen dhe hidhen në plehrat e historisë, si një nga mortajat më të rënda që ka mundur t’i ndodhë Kosovës në rrugën e saj të lirisë dhe krijimit të shtetit të pavarur.

Shqiptarët e Kosovës me gjithë vuajtjet, masakrat dhe tmerret gjatë historisë nuk e meritojnë këtë fat, të qeverisen nga bandat e kuqe të Beogradit dhe Kremlinit.

A ende shtireni sikur nuk e keni kuptuar këtë?!

(19.III.2020)

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments