10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeRikthimi i serbishtes në shkollat e Maqedonis vjen dhe reagimi nga Sofja...

Rikthimi i serbishtes në shkollat e Maqedonis vjen dhe reagimi nga Sofja ndërkohë përmenden edhe shqiptarët

Zëvendës kryeministri bullgar dhe kryetari i VMRO-BND, Krasimir Karakaçanov përmes një postimi në facebook ka shprehur reagime lidhur me paralajmërimin e kryeministrit Zoran Zaev për rikthimin e gjuhës serbe nëpër shkollat e Maqedonisë së Veriut si dhe përtëritjen e Qendrës Kulturore Serbe në Shkup.

Me hapjen e Qendrës Kulturore serbe a do të përkujtoni okupimin e Maqedonisë së atëhershme të Vardarit nga Mbretëria Serbe në vitin 1913? Sepse ne, bullgarët, jemi të lodhur nga dëgjimi i budallallëqeve për të ashtuquajturën ‘okupim bullgar’. Zaev dhe Mickoski po shfaqin koncesus lidhur me çështjen e serbëve, duke u zotuar secili se çfarë po bën më tepër në favor të Serbisë. VMRO-istët e Mickoskit u lavdëruan se pikërisht në kohën e tyre u zyrtarizua festa serbe “Shën Sava” si shtetërore duke rrahur gjoks para Zaevit, se ata kanë qenë më të afërt me ‘vëllezërit serbë’gjatë qeverisjes së tyre. Me këtë a duhet të qajmë, apo të qeshim.”, ka shkruar Karakaçanov.

Ai ka pyetur se kush po rrit ndikimin serb në Maqedoninë e Veriut. Karakaçanov ka përmendur edhe ndryshimin e dhunshëm të mbiemrave nga ov dhe ev në mbiemra serb ‘iq’. Sipas tij, të rikujtohet edhe ajo se si nxënësve bullgar iu kërkohej fuqishëm që të betohen në emrin e mbretit serb Aleksandar gjatë çdo ore mësimi, duke i detyruar që të thonë: Unë jam serb.

Miku Zaev, kjo pjesë e dhimbshme e historisë së Maqedonisë a është pjesë e lidhjeve kulturore me Serbinë. A do ta përkujtoni dhe shënoni këtë pjesë që kam përmendur. Kolegë Mickoski, si ndjeheni si kryetar i një partie që mban emrin e shenjtë të VMRO-së dhe se po lartësoni dhe përkujtoni ata që luftuan kundër VMRO-së gjatë historisë së saj? Do të ishte e mjaftueshme që të hiqni këtë emërtim dhe të mbani vetëm ate DPMNE.”, ka pyetur zëvendëskryeministri bullgar.

Ai ka thënë se klerikë, mësues, tregtar që nuk ishin dakorduar me politikat e asaj kohe ë mbretërisë serbe ishin deportuar në Bullgari. Sipas tij, mbi 2 milion maqedonas bullgarë ishin dëbuar.

Miku Zaev, a keni pyetur për iniciativën tuaj kulturore me popullsinë shqiptare në Maqedoni, e cila vuajti mizorisht dhe iu nënshtrua gjenocidit nën praninë “miqësore” të serbëve nga 1913 deri në 1991?”, ka pyetur Karakaçanov, duke përmendur edhe shqiptarët.

Ai ka theksuar se në rast se Mickoski dhe Zaev festojnë festën kombëtare serbe, atëherë pse nuk e shpallin festën edhe festën kombëtare bullgare – 3 marsin. Ai ka theksuar se shumë stërgjyshër të qytetarëve të sotëm në Maqedoni kanë luftuar nën kauzën e VMRO-së, por për këtë heshtet.

Karakaçanov ka përmendur edhe çështjen e shtetësive, duke theksuar se nëse në Maqedoninë e tanishme janë rreth 30 mijë serb, janë mbi 120 mijë qytetarë bullgar të Maqedonisë së Veriut me pasaportë bullgare, por sipas tij, duhet llogaritur edhe dhjetëra mijëra të tjerë që presin shtetësinë bullgare.

Është paradoksale që shumë të afërm tuaj nëpër partitë e juaja dhe familjet e juaja, janë të identifikuar si bullgarë dhe e kanë dëshmuar origjinën bullgare. Por për fat të keq, elitat politike aktuale në Shkup po lartësojnë xhelatët e popullit të vet”, ka shkruar Karakaçanov.

Ai ka ironizuar me fjalinë e fundit: Ju dërguam vaksina kundër KOVID-19, por nuk ka vaksinë apo ilaç për “sindromin e Stokholmit”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments