8.5 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaSportReal Madridi dhe Villarreali prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Real Madridi dhe Villarreali prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve

Real Madrid dhe Villarreal janë dy skuadrat e para që prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve.

Kanë përfunduar të dy ndeshjet e programit të sotëm të Ligës së Kampionëve, të vlefshme këto për fazën e çerekfinales.

Real Madrid-i u mposht sot si vendas me rezultat 3:2 kundër kampionit aktual evropian Chelsea-t, ndërsa Villarreal-i barazoi 1:1 me Bayern Munich-un.

Ndërkaq, në takimet e para që u zhvilluan javën e kaluar, Real-i e mposhti si mysafirë Chelsea-n me rezultat 3:1, kurse Villarreal-i shënoi fitore me rezultat minimal 1:0 kundër Bayern-it.

Në rezultat të përgjithshëm pas dy ndeshjeve, Real-i e eliminon Chelsea-n me rezultat 5:4, kurse Villarreal-i kualifikohet tutje pasi e mposht Bayern-in me rezultat të ngushtë 2:1.

Real Madrid-i dhe Villarreal-i tani janë dy skuadrat e para të cilat e prekin gjysmëfinalen e Ligës së Kampionëve, ndërsa nesër do të mësohen edhe dy gjysmë-finalistët e fundit të kësaj gare, ku do të përballen Liverpool-i dhe Benfica e Atletico Madrid-i dhe Manchester City.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments