11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeRAKIQ: LISTA SERBE FITOI 10 VENDET E REZERVUARA

RAKIQ: LISTA SERBE FITOI 10 VENDET E REZERVUARA

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, thotë se kjo parti ka fituar një shumicë bindëse dhe të 10 ulëset e rezervuara për komunitetin serb në Kuvendin e Kosovës, njofton Insajderi.

Kështu është shprehur ai në një konferencë të mbajtur sot pas përfundimit të procesit zgjedhor, raporton “Kosovo Online”.

“Këto zgjedhje u mbajtën në rrethana të veçanta për shkak të pandemisë dhe për shkak të qindra hileve që Prishtina donte të zvogëlonte forcën e popullit serb dhe forcën e Listës Serbe për të luftuar për njerëzit e saj në institucione në Prishtinë”, ka thënë Rakiq.Ne i prishëm synimet e tyre me unitet dhe harmoni. Dua të falënderoj presidentin Aleksandar Vuçiq dhe Qeverinë e Serbisë dhe Drejtorin e Zyrës për Kosovë, Petar Petkoviq “, është shprehur ai. /Insajderi.com

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments