6.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaLajmeKosovë / KQZ nuk del sonte me rezultatet preliminare

Kosovë / KQZ nuk del sonte me rezultatet preliminare

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk do t’i paraqesë rezultatet preliminare sonte, por ka kërkuar t’iu referohen vetëm ueb-faqes së KQZ-së, lidhur me rezultatet pas zgjedhjeve të sotme.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi përmes një konference për medie tha se numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është duke vazhduar.

“Numërimi i fletëvotimeve në vendvotime është duke vazhduar dhe gjithashtu edhe procesimi i të dhënave në ueb-faqen e KQZ-së. Deri më tani ka shkuar më shumë se 71 për qind ky procesimi i të dhënave që po vinë nga qendrat e votimit…në mënyrë që mos t’iu mbajmë edhe shumë gjatë këtu, më lejoni t’iu njoftoj se vazhdoni t’iu referoni ueb-faqen e KQZ-së, ashtu ku po shfaqen kohë pas kohë rezultatet që na vinë nga qendrat e votimit gjithandej Kosovës. Gjithashtu ju njoftoj se nuk do të kemi një paraqitje tjetër të radhës për sonte nga KQZ”, tha ai.

Top Channel

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments