Hoti: Unë e marr përgjegjësinë e plotë për humbjen…

47

andidati për kryeministër nga LDK-ja, Avdullah Hoti, ka marr përgjegjësinë për humbjen e thellë të LDK-së.

“Para jush dua të them se e marrë përgjegjësinë e plotë për rezultatet dhe do të diskutojë me organet e partisë. Unë pres që KQZ sa më parë të përmbyllë procesin e numërimit të votave. Unë jam gjithmonë mirënjohjes për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja dhe dëshiroj që të shpreh që do të jemi mbrojtës të interesit të shtetit si opozitë konstruktive”, ka thënë ai.

FJALA E PLOTË:

Të dashur qytetarë,
Të dashur votues të LDK-së dhe struktura të LDK-së,

Sipas vlerësimeve preliminare, Kosova ka përmbyllur një proces të rregullt zgjedhor. Kjo tregon për kulturën demokratike që është vendosur tanimë në procese zgjedhore, që është përmbushje e standardeve evropiane.

Unë ju falënderoj për besimin e dhënë. Por, rezultatet preliminare janë krejt tjera prej atyre që kam pritur.

Prandaj, unë e marrë përgjegjësinë e plotë për këtë rezultat zgjedhor të LDK-së. Në ditët në vijim do të diskutoj gjerësisht me organet e LDK-së për këtë përgjegjësi.

Pres që KQZ-ja të përmbyllë sa më parë procesin e numërimit të votave dhe certifikimit të rezultateve, që t’i hapet rrugë themelimit të institucioneve të reja të vendit.

Unë do të jem gjithmonë mirënjohës për mundësinë që më është dhënë nga LDK-ja për t’u shërbyer qytetarëve dhe do të mbetem mbrojtës i pakompromis i demokracisë dhe orientimit pro-perëndimor të Republikës se Kosovës.

LDK-ja do të jetë opozitë konstruktive në mbrojtje të interesit të qytetarëve dhe shtetit të Kosovës.

Qeveria në detyrë do të kujdeset për mbarëvajtjen e punëve deri në zgjedhjen e qeverisë së re nga Kuvendi i Republikës.

I juaji,