15 C
Tetovo
E martë, 16 Prill, 2024
BallinaLajmeAfrim Gashi-AAA: Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë...

Afrim Gashi-AAA: Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri! Radhën e kemi ne!

Ashtu siç edhe pritej, sonte për të satën herë Kosova dëshmoi vetëdijen e lartë politike dhe pjekurinë kombëtare për ta bërë ndryshimin. Siç ishte paralajmëruar, referendumi vërtet ndodhi.

Shqiptarët e Kosovës edhe një herë na bindën se janë të gatshëm për kapitull të ri.

Duke i përgëzuar për këtë maturi politike dhe këtë ditë zgjedhore, dëshiroj nga zemra t’ia uroj fitoren ish kryeministrit dhe kryeministrit të ri, Albin Kurti, duke qenë i bindur se më në fund Kosova po hyn në dekadën e sovranitetit shtetëror dhe stabilitetit politik.

Radhën e kemi ne!

Afrim Gashi

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments