15.4 C
Tetovo
E enjte, 28 Mars, 2024
BallinaLajmeQEVERIA JEP MENDIM NEGATIV PËR PROPOZIMIN PËR NJË NJËSI ZGJEDHORE

QEVERIA JEP MENDIM NEGATIV PËR PROPOZIMIN PËR NJË NJËSI ZGJEDHORE

Qeveria ka dhënë mendim negativ për Propozimligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor të dorëzuar nga deputetë të partive të vogla si PLD-së, LD-së, DOM-it, “Të Majtës”, VMRO-PP dhe të deputetit të të koalicionit të LSDM-së, Panço Minov.

Në të thuhet se në kuadër të Ministrisë së Drejtësisë tashmë është formuar grupi interdisiplinar I punës I përbërë nga organe relevante shtetërore, përfaqësues të shkencës, të KSHZ-së, Antikorrupsionit, Entit Shtetëror për Revizion, Agjencisë për Media, përfaqësuesve të OJQ-ve dhe përfaqësues të disa partive politike parlamentare, të cilët janë duke punuar në përpunimin e Kodit të ri Zgjedhor.

Sipas tekstit të mendimit dorëzuar dhe nënshkruar nga Zv/Kryeministri I Parë, Artan Grubi, grupi I punës mbështetet dhe mbikqyret vazhdimisht nga organizata ndërkombëtare që aktivisht e ndjekin procesin zgjedhor në vendin tonë në 20 vitet e fundit.

“Për shkak se procesi I miratimit të Kodit Zgjedhor, në mënyrë të pashmangshme imponon nevojën për konsensus nga të gjitha partitë politike, pas definimit të vendimeve në bazë të rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it, është planifikuar një debat më I gjerë I grupit të punës me parti politike parlamentare, ku do të shqyrtohet edhe propozimi për ndryshimin e modelit zgjedhor” – shkruhet në mendimin e Qeverisë për Propozimligjin për një njësi zgjedhore.

Për këtë shkak, Qeveria nuk jep mendim pozitivb për tekstin e propozuar të Propozimligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Kodit Zgjedhor të dorëzuar nga një grup deputetësh dhe I propozon Kuvendit që të mos e miratojë ligjin.

Partitë e vogla propozojnë që në gjithë territorin e vendit të ketë një njësi zgjedhore dhe të hiqet pragu zgjedhor.  

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments