BallinaLajmeBDI-DEGA Tetovë / “Ekspozita e TURPIT”, Tetova SHITET për 1€ m2 nga...

BDI-DEGA Tetovë / “Ekspozita e TURPIT”, Tetova SHITET për 1€ m2 nga Bilall Kasami dhe Adnan Azizi

Sot jemi këtu në aktivitetin “Ekspozita e turpit – Tetova shitet për 1 euro”, për t’ua paraqitur qytetarëve nga afër dhe në mënyrë vizuale vjedhjen më të madhe të pronës publike që po i përgatitet Tetovës për vitin 2026.

Kemi detektuar dhe po e paraqesim para opinionit planin ogurzi dhe urbanocidin që i kanoset qytetit tonë. Edhe ato pak prona publike që i kanë mbetur Tetovës rrezikojnë të shiten dhe të shndërrohen në ndërtesa komerciale banimi dhe objekte afariste.

Si pasojë, qytetarët dhe Tetova do të mbeten pa hapësira të gjelbra, pa parqe, pa kënde lojërash për fëmijë dhe pa çerdhe për fëmijët e tyre.

Siç kemi njoftuar edhe më herët, bëhet fjalë për mbi 56 mijë metra katrorë pronë të qytetarëve të Tetovës, e cila, përmes skemave tashmë të njohura për opinionin, si ajo e Monopolit, tentohet t’u “falet” njerëzve të afërt me pushtetin. Motivi kryesor janë përfitimet e majme materiale të udhëheqësisë aktuale dhe rrethit të ngushtë pranë tyre.

Sot po ju paraqesim disa nga lokacionet kyçe që janë në këtë listë të zezë, duke e ilustruar qartë atë që duan ta bëjnë kumbari i shitjes së pronës publike, Adnan Azizi, dhe ekzekutori e nënshkruesi i këtij plani, Bilall Kasami.

Po ashtu, po ju paraqesim edhe vizionin tonë, këto parcela duhet të mbeten publike dhe në funksion të të gjithë qytetarëve të Tetovës.

Këtë radhë, ky plan do të mbetet vetëm në letër. BDI – Dega Tetovë do ta ndjekë nga afër, hap pas hapi, çdo veprim që synon të dëmtojë qytetarët dhe interesin publik. Çdo përgjegjës do të demaskohet dhe do të denoncohet para organeve të drejtësisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments