10.4 C
Tetovo
E premte, 26 Prill, 2024
BallinaLajmeZaevi: Bullgaria të tregojë përmasa evropiane dhe të vazhdojmë procesin për anëtarësim...

Zaevi: Bullgaria të tregojë përmasa evropiane dhe të vazhdojmë procesin për anëtarësim në BE

Kryeministri Zoran Zaev beson se do të gjendet zgjidhje për çështjet e hapura me Bullgarinë dhe drejton porosi të drejtpërdrejtë deri te presidenti Rumen Radev dhe Qeveria teknike në Sofje të tregojnë përmasa evropiane ndaj njërit nga fqinjët e parë, Maqedonisë së Veriut t’i japë shansin të vazhdojë procesin e anëtarësimit në BE.

Në intervistën për ditarin në Servisin shtetëror, Zaevi është thirr edhe në vendimin konsensual të të gjithë 27 vendeve anëtare të BE-së, përfshirë edhe Bullgarinë se kemi përmbushur kushtet për fillim të negociatave. Ka shtuar se pret që mbahet konferenca e parë ndërqeveritare pasi të mbahet takimi i Këshillit të ministrave kur të sillen vendimet dhe e ka ftuar Bullgarinë të vazhdojë në frymën e sjelljeve evropiane dhe të kthejë përsëri vëmendjen e BE-së ndaj rajonit.

“Të vazhdojmë të ndërtojmë miqësi, me rëndësi është çfarë historie shkruajmë tani, njerëzit tanë të rinj duan t’i hapim dyert dhe mundësitë e bashkëpunimit, jo të ngecim në të kaluarën”, ka thënë Zaevi.

Ai ka shtuar se me vizitën e tij në Bruksel javën e kaluar është kumtuar ndaj të gjitha institucioneve dhe vendeve evropiane se nuk do te negociojmë derisa gjuha dhe identiteti maqedonas janë në tryezë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments