8 C
Tetovo
E shtunë, 27 Prill, 2024
BallinaLajmeQendra më e madhe tregtare në Ballkan “East Gate Shkup” në fazën...

Qendra më e madhe tregtare në Ballkan “East Gate Shkup” në fazën e fundit të ndërtimit, investimi mbi 350 milionë euro

“East Gate Shkup”, investon edhe në kushte të pandemisë, investimi i përgjithshëm domethënës është mbi 350 milion euro dhe është një investim i madh për vendin tonë, theksoi kryeministri Zoran Zaev gjatë inspektimit të aktiviteteve për ndërtimin e qendrës tregtare të locuar tek ish-Panairi i Shkupit.

Të gjithë që kanë sjell vendim për ta kundërshtuar pandeminë me investime, theksoi ai, do ta vlerësojnë atë me sukses të madh.

Në kompleksin pranë qendrës tregtare janë dhjetë ndërtesa banimi dhe pesë objekte afariste. Kjo, theksoi Zaev, nënkupton hapjen e një numri të madh të vendeve të punës, i cili është angazhimi ynë për të krijuar një mjedis të favorshëm të biznesit për punë të paguara mirë dhe për të tërhequr investime të reja, tha Zaev. Pret që objekti të jetë funksional për dhjetë muaj.

Siç informoi Igor Davkov, drejtor i përgjithshëm i “Ist Gejt Moll”, brenda pak muajsh qendra e re tregtare do të jetë destinacioni më tërheqës për vizitorët nga vendi dhe rajoni. Qendra tregtare është në fazën përfundimtare të ndërtimit. Në karabinën e përfunduar dhe të mbyllur, si dhe instalimet e përfunduara të sistemit mekanik dhe elektrik, aktivitetet artizanale kanë filluar dhe brendësia e skelës mbetet për të përfunduar, tha Davkov, duke njoftuar se ato do të sjellin marka të njohura tregtare.

“Ist Gejt Moll” ka një sipërfaqe bruto të zhvilluar prej 160 mijë metra katrorë, është e shpërndarë në dy nivele mbi tokë dhe ka 57 mijë metra katrorë sipërfaqe totale që jepen me qira

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments