Artan Grubi i përgjigjet Izet Mexhitit: Mos e shëndro debatin në telenovelë!

24

Një ditë pasi u akuzua publikisht nga bashkëpartiaku i tij Izet Mexhiti se ka uzurpuar shumë pozita në BDI dhe Qeveri, zëvendës kryeministri Artan Grubi, tha se është ithtarë i kritikës dhe fjalës së lirë por porositi Mexhitin që të mos e shndërrojë debatin në telenovelë publike, shkruan gazeta LAJM.

Megjithatë, Grubi nuk u përgjigj nëse do të tërhiqet nga ndonjë pozitë pas vërejtjeve të bashkëpartiakut Mexhiti, i cili është deputet dhe mbanë pozitë të lartë në BDI, atë të nënkryetarit.
“Demokracia dhe shprehja e fjalës së lirë është një vlerë e shtuar në kuadër të Bashkimit Demokatik për Integrim, por kur shprehet në kuadër të organeve partiake dhe jo të shndërrimit të saj në një telenovelë publike. Unë e përkrah kritikën, përhrah sugjerimet për më shumë punë dhe punë më të mirë, por ftoj që bashkërisht të ulemi dhe të diskutojmë se si do të bëjmë punë më të mira për qytetarët sepse të gjitha diskutimet në pubik në një formën e pafund nuk i ndihmojnë qytetarëve, nuk janë në interes të qytetarëve. Ne nuk kemi marr mandat për të mos punuar por përkundrazi duhet te angazhohemi që tu dalim në ndihmë qytetarëve dhe të kryejmë projektet dhe fjalën e dhënë”, tha zëvendëskryeministri Artan Grubi.
I pyetur lidhur me akuzat që i bëri Mexhiti për kontrollin e mediave, Grubi hodhi poshtë këto akuza./Gazeta LAJM