15.4 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaLajmePusto Tetova ,në duar të kujt ka ra...?!

Pusto Tetova ,në duar të kujt ka ra…?!

www.telegrami.mk

Po bëhen mbi 34 vjet që nga viti 1990 , pra nga ardhja e tranzicionit postkomunist në Tetovë ,në këtë qytet asgjë nuk u bë siç duhet ..të ndërtohet ose të jetë e planifikuar e daetajizuar ,e kontrolluar gjatë ndërtimit dhe në fund të bëhet pranim dorëzimi teknik zyrtar….Posaçërisht dy mandatet e Teuta Arifit dhe mandati nga viti 2021 i Bilall Kasamit do mbahen mend për mendjemadhësinë e të dy kryetarëve që dijnë çdo gjë…bash çdo gjë …bile edhe kur kam hëngër bukë sot ?! …Kopalla .!..Somnabullizëm politik i paparë…Derisa viteve kur Ministër i MASH-it ishte Arbër Ademi e kritikonim ministrinë e MASH-it për gabimet me qëllim që bënin botuesit e librave në të dy gjuhët që pastaj të mernin sërrish tendera për përmirsimin e tyre nga MASH…kjo po ndodh dhe përsëritet tash në Tetovë …arrogancë e paparë dhe nënçmim të tetovarëve ,..me veprimet e tyre lidhur me perspektivën e qytetit edhe të paraprakes edhe të kryetarit aktual….pra një rrugë që e përuruan .vetë nga Kryetari Bilall Kasami …asfalti si letër cigare

..po kush kujt ia lagi …si ishte ajo mbarja për …Deklaratë e Bilall Kasamit në murin e tijë në FB

dhe ja si duket sot me datë 25.02.2024 …pas përrurimit me datë 22. 12 .2023

Kalojmë në një rrugë tjetër …Braqa Milladinovi në drejtim të Shkollës së mesme tekstile …ku u pa se nuk ka koordinim ndërmjet kontraktorit të kryerjeve të punës dhe Komunës së Tetovës ku kryetar është Bilall Kasami …do shikoni dy pamje

E shtunë datë 24.02.2024 …kontraktori i punëve FIRMA X është dashur që të të thërret NPK TETOVA që të ketë një ditë përpara teren të pastërt për zhvillimin e punëve ..por nuk dhanë sinjale sipas zhvillimeve në teren ku qytetarët më ftuan të inçizoj situatën për momentumin…5 para nuk i jep që bërlloket nëpërkëmben dhe mungoi koordinimi me NPK TETOVA e cila nuk i mbledh bërlloket.sepse në RUSINO mbase nuk ka paguar ?!..me ditë…bërlloket rrijnë në vend ,nuk lëvizin ,punimet zhvillohen .Qytetarët e banesës u spjegonin që të thërisnin NPK TETOVA …në debatet që u zhvilluan mes banorëve të ndërtesës dhe punëtorëve të pafajshëm …mungonin udhëheqësit e Firmës dhe kontrolluesi i punëve nga Komuna …

dhe disi NPK TETOVA erdhi …pra zëri i qytetarëve dhe reagimi i tyre falë ZOTIT dhe gjindëshmërisë me kohë të tyre si duket doli i suksesit …por prap kontrolluesi i punës nga Komuna nuk u pa …SIC ?!

Shumë çka në Tetovë bëhet AD HOC …na mbytën katundarët me mentalitet bajraktarësh ( nuk bëj pjesë si M.SH….por për dallim …bëj pjesë në Malësor i qytetëruar )… e në mandatin e kaluar në zort ishim prej qytetarëve (pra jo prej sheherlinjëve, atyre që janë 3 gjenerata në qytet ) ….përherë Komunën e kanë udhëhequr ato që janë 20 % në qytet …jo tetovar has…Shumë shpejtë do tu vijë rradha Tetovarëve të drejtojnë Komunën ?!…www.telegrami.mk

P.s. BDI zgjedhjet parlamentare janë shpallur …hapni sytë kë do të vendosni në Zonën 6 (vetëm mos na u nisni më.. me Talata e pleq dhe deputetët aktual,as drejtorëve të përjetshëm 24 vjeçar …) se do humbni si Gërçka …ua përcjelli zërin e të dëshpruarëve …mos thuani se nuk ua kemi treguar muhabetin prej përpara…do e përsërisim prapë.

Mesut Shabani Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments