15.3 C
Tetovo
E diel, 19 Maj, 2024
BallinaOpinionAfrim Ibrahimi-Fanda / „Trimat“ e opozitës dhe frikacakët e pozitës. Ndryshim apo...

Afrim Ibrahimi-Fanda / „Trimat“ e opozitës dhe frikacakët e pozitës. Ndryshim apo mashtrim!?

Bekim Qoku, si anëtar i „opozitës“ në ish IRJM, e mbështetur nga  Lëvizja për Vetëvendosje, është i shqetësuar pasi Ali Ahmeti paska përzgjedhur si kandidat për president një frikacak. „Presidenti i shtetit është edhe Komandanti suprem i forcave të armatosura“ deklaroi Bekimi, shumë i shqetsuar për sigurinë e „Maqedonisë së Veriut“. Ndaj, me shumë zell dhe entuziazëm angazhohet që „Maqedonisë së Veriut“ t’i sigurojë, Arben Taravarin, një „komandant trim“ për forcat e saja të armatosura.

Por kush janë këta armiq të cilët do t’i luftojë presidenti „trim“ Taravari si komandant i forcave të armatosura të ish IJRM!?

Nëse i referohemi z. Mickoski, lideri i VMRO-DPMNE, partner i ardhshëm i koalicionit qeverises të LVV në ish IRJM, ai  para më pak se dy vitesh, në qytetin Veles, me rastin e promovimit të 100 ditëve pushtet lokal, pasi  ishte sulmuar më parë nga rivalët e tij politikë për vonesën e një qëndrimi mbi agresionin rus në Ukrainë, deklaroi: „mbështes integritetin territorial dhe sovranitetin e çdo shteti të pavarur siç është Ukraina … sepse jo shumë kohë më parë atdheu ynë, Maqedonia jonë ishin objekt i agresionit nga veriu dhe perëndimi”. Edhepse z. Mickoski nuk i emëroi drejtpërsëdrejti shqiptarët, përfshrirë dhe ata të Kosovës, nuk do shumë mençuri për ta kuptuar se për cilët „agresorë“ e kishte fjalën.

Por ku dallojnë tjetër, përveç “trimërisë”,  dy kandidatët shqiptarë për president të shtetit, në kërkesat dhe angazhimet e tyre?

Edhe Bujar Osmani, kandidat i BDI per president të ish IRJM, edhe Arben Taravari, kandidat i „opozitës“, për të cilin u vendos në Prishtinë gjatë takimit me Albin Kurtin dhe Glauk Konjufcën, kanë të njëjtat kërkesa dhe angazhime, të bëra publike në media para ca ditësh, gjatë promovimit të tyre: 

1.            Futjen e bullgarëve dhe pakicave tjera në Kushtetutë, e me këtë, hapjen e rrugës së integrimeve në BE

2.            Zgjedhjen e Presidentit në Kuvend e jo më përmes zgjedhjeve.

Përveç këtyre kërkesave të përbashkëta, të dy kandidatët kanë edhe nga një kërkesë shtesë:  Arben Taravari, në emër të „opozitës, kërkon që ndryshimi të përfshijë edhe heqjen e termit “20 për qind” për gjuhën shqipe apo ridefinimin e saj si “gjuhë shqipe”, ndërsa Bujar Osmani kërkon që ndryshimit t’i shtohet edhe  instalimi i  postit të zëvendëspresidentit të Maqedonisë së Veriut, që sipas tij, së bashku me presidentin, në të ardhmen të zgjidhen nga Kuvendi i Maqedonisë së Veriut. Këto dy kërkesa mbeten i vetmi dallim në qëndrimet e dy kandidatëve për president, e me këtë edhe në qëndrimet e pozitës dhe opozitës shqiptare në ish IRJM. Në fakt, Arben Taravarit tregoi „guxim“ kur këto ditë ju drejtua opoinionit me argumentin  „shqiptarët si komb i dyte shumicë në Maqedoninë e Veriut“.  Por jo për të kërkuar ndryshimin e kushtetutës, për të siguruar 30% shqiptarëve barazi të plotë me grupin tjetër etnik shumicë. Kërkesë për të cilën do të mjaftonte shembulli më i afërt në rajon, ai i serbëve në Konfederatën e Bosnje dhe Hercegovinës, të cilët me 30.8%  kanë shtetin e tyre (Republika Serbska) në shtetin konfederal të Bosnje dhe Hercegovinës.  Por kandidatit „trim“ dhe opozitës së përkrahur nga Lëvizja për Vetëvendosje, ky argument u duhet vetëm për të punësuar liderët e „opozitës“ në një nga tre postet kryesore shtetërore, që sipas Taravarit „me automitazimëm“ do të duhej t’u takonin shqiptarëve. 

Ndërkohë, kërkesa e Taravarit „heqja e termit 20% për gjuhën shqipe“, i vetëdishëm se kjo nuk do të avanconte aspak përdorimin zyrtar të gjuhës shqipe, pa ndryshimin e statusit të pakicës për shqiptarët në kushtetutë, mbetet mashtrimit më i madh, më i paturpshëm, me të cilin Taravari tall shqiptarët që nga vitit 2019, kur së bashku me Zijadin Selën dhe ata që sot e quajnë veten “opozitë”, e votuan ligjin „për përdorimin e gjuhëve“. Ligj të cilin,  pa u skuqur fare, e quajtën si një sukses të madh, si ligj „për përdorimin e gjuhës shqipe“.  Ligj diskriminues për shqitarët, i cili barazon gjuhën e tyre me gjuhën e 3.98% turqve, 2.34% romëve, 1.18% serbëve, 0.87% boshnjakëve dhe 0,44% vllehëve.  Ligj të cilin e votuan të gjitha partitë shqiptare, përfshirë dhe “opozitën” e sotme, pa asnjë vërejtje për sistemin qeverisës unitar, i cili përcakton vetëm një gjuhë zyrtare, atë “maqedonase”. Mbetet një mashtrim, i cili sot nxjerr zbuluar dhe diskrediton para gjithë shqiptarëve, jo vetëm Taravarin, por edhe vete Albin Kurtin dhe gjith Lëvizjen për VetëVendosje, të cilën Albini për arsye akoma të panjohura për shqiptarët, e vuri në dispozicion të Bilall Kasamit, Izet Mexhitit dhe Afrim Gashit.

E gjitha kjo, jep të drejtën shqiptarëve në ish IRJM për pyetje shumë të thjeshta dhe të llogjikshme, drejtuar më shumë Albin Kurtit, se sa „opozitës“ të cilës shqiptarët nuk i besojnë aspak: 

Pse duhet zëvendësuar BDI me „opozitën“!? Cili është dallimi në mes  tyre!? Cili do të ishte përfitimi për shqiptarët në ish IRJM?

Ndërkohë, deklarata e para pak ditëve e Arben Taravarit në TV Dukagjini, ku për habi të të gjithëve  deklaroi se atë nuk e lidh asgjë me Izet Mexhitin, Lëvizjen Besa dhe Alternativën, duke lënë të nënkutohet se ai është futur në këtë koalicion përkundër dëshirës së tij, ose akoma më keq i  joshur me ndonjë premtim, konfirmoi  mungesën e vizionint politik dhe zbuloi motivin e vetëm të tij në githë këto zhvillime politike – atë të perfitimeve personale dhe karieriste të tij. Ndërkohë, kjo ngre pyetje të tjera për Albin Kurtin:

Pse u shty Arben Taravari me aq ngulm në gjirin e partive të përfoluara për ndikime dhe financime të huaja, kur dimë se për kandidimin e tij për president dhe Bilall Kasamit deputet në zonën 6 u vendos pikërisht në takimin e tyre në seline e qeverisë në Prishtinë? Kujt i’u bë shërbim duke e joshur dhe shtyrë Arben Taravarin në një aventurë afatshkurtër dhe shterpe të kandidimit për president, në të njëjtën kohë duke i’a vënë në dispozicion Bilall Kasami të gjithë njësinë zgjedhore nr. 6, duke e përçarë ASH-në dhe duke e lënë atë me gisht në gojë me gjasë pa asnjë deputet? Dhe në fund përsëri po e njëjta pyetje – çfarë do të përfitojnë shqiptarët nga e githë kjo!?

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments