Në Gostivar u mbajt Kuvendi Zgjedhor i degës së PDSH-së, në një atmosferë angazhimi dhe mobilizimi politik. Me vota unanime të kuvendarëve, kryetar i degës së PDSH-së në Gostivar u zgjodh Mitalip Abduli, ndërsa njëkohësisht u zgjodh edhe kryesia e degës së Gostivarit.
Ai falënderoi anëtarësinë për besimin e dhënë, duke theksuar se do të punojë për unifikimin dhe fuqizimin e degës.
