BallinaLajmeFilipçe: Nisma e Frontit Evropian për ndryshimet kushtetuese nuk ka efekt, shumica...

Filipçe: Nisma e Frontit Evropian për ndryshimet kushtetuese nuk ka efekt, shumica qeverisëse vendos për zhbllokimin e procesit eurointegrues

Nisma e Frontit Evropian për mbledhjen e nënshkrimeve për ndryshimet kushtetuese është e parëndësishme për kreun e LSDM-së, Venko Filipçe.Ai thotë se çelësi i zhbllokimit të rrugës evropiane është në duart e shumicës parlamentare, e cila sipas tij, po injoron vullnetin e mbi 70 për qind të qytetarëve që kërkojnë integrimin në BE.

“Kjo nuk do të ketë asnjë efekt, sepse ndryshimet kushtetuese varen nga pushteti dhe ai ka nevojë për shumicën prej dy të tretave. Ne po shohim se si ky pushtet nuk bën asgjë, ndërkohë që mbi 70% e qytetarëve këtu e duan Evropën; ky pushtet duhet ta realizojë. Pra, ajo punë nuk varet nga nënshkrimet e deputetëve të opozitës. Politikat tona pro evropiane janë të qarta, por këtë duhet ta bëjë ky pushtet sepse nevojiten dy të tretat për të ndryshuar Kushtetutën në Parlament, tha për “Alsat”, Venko Filipçe.

Filipçe gjithashtu ka akuzuar deputetët e shumicës për “patriotizëm të rremë”, duke pretenduar se shumë prej tyre posedojnë shtetësi bullgare. Filipçe kërkon që ndalimi i shtetësisë së dyfishtë për zyrtarët e lartë të hyjë në fuqi menjëherë, dhe jo të lihet për mandatin e ardhshëm siç propozon VMRO-DPMNE-ja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments