28.6 C
Tetovo
E hënë, 22 Korrik, 2024
BallinaLajmePse Mucunski e thirri në konsultime Vesel Memedin, ambasadorin e RMV-së në...

Pse Mucunski e thirri në konsultime Vesel Memedin, ambasadorin e RMV-së në Itali ?

Në bazë të Ligjit të Punëve të Jashtme, ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e thirri në konsultime ambasadorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Romë, Vesel Memedi, konfirmuan nga Ministria.

Siç shtojnë nga aty, data e takimit me ministrin do të konfirmohet më tej.

Memedi në shkurt të këtij viti u dërgoi letër autoriteteve italiane, me të cilën i informoi se dokumentet për udhëtim me emrin Republika e Maqedonisë nga data 12.02.2024 janë të pavlefshme. VMRO-DPMNE atëherë doli me reagim se Memedi “vetë ka marrë hapa me të cilët i ka dëmtuar qytetarët e Maqedonisë së Veriut në Itali”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments