3.9 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaLajmePse militantët partiak të BDI-së,fajin për largim të mësimdhënësve me kontrata pune,...

Pse militantët partiak të BDI-së,fajin për largim të mësimdhënësve me kontrata pune, nuk e kërkojnë te BDI (ish kyretarja T.Arifi,Ministri i Arsimit …etj) nuk u dhanë vendime.Çfarë pritët nga të tjerët … ?!

Lajmi interaktiv

www.telegrami.mk

Lexoj sot se Bilall Kasami është shkaktar për largimin e 11 + 70 mësimdhënësëve nga shkollat fillore ose të mesme që janë në kompetenca të Komunës së Tetovës , sipas portaleve të afërta me BDI.

Kur autori i këtij shkrimi Mesut Shabani në rolin e kryeredaktorit dhe me përgjegjësi private sepse “pronari” i radios (BDI-ist i fshehur-platen spisok te Teuta Arifi)) më kërcnohej për çdo ditë se përgjegjësinë do e mbash vetë para Gjykatës si gazetar,jo si radio Red që nga viti 2017 deri vitin 2021 në Radio Red Tetovë haja MUT se po bëhen të njëjtat gjëra pra punsime politike që bënin kryetarët paraprak në Tetovë të gjithë me rend që nga konflikti i vitit 2001 me Hazbi Lika ,me Sadi Bexheti ,kupa me kapak ,kupa pa kapak ,kulmi i bëri në dy mandate edhe Teuta Arifi jo vetëm në arsim por edhe në administratën komunale .Lehtë është të hudhësh fajin diku tjetër …për të mbuluar shumëçka të kalbur tënden

Edhe më keq këso largime kur përfundon kontrata nuk ndodhin vetëm në nivel lokal , po këto gjëra po ndodhin edhe në nivel republikan ku tash dora e Artan Grubit po diktohet por edhe dora e Ministrit të Shëndetsisë Bekim Sali më i pafti ministër në shëndetësi që po i le me qindra shqiptarë në Spitalin Klinik në Tetovë e gjithëandej pa vendime pune ,po vërehet dora politike…dhe nuk e zgjidhin… nesër do akuzojnë tjerët .Por me keqardhje konstatoj se edhe ata që i largonin në kohra tjera ishin nëna dhe motra apo gra të dikujt ,RESPEKTE, A jeni vënë në atë situatë si Autori i shkrimit ,kur i qanë familjari se e largojnë nga puna , a nuk mund ti ndihmojë.Pra më vjen keq për të larguarit edhe dikur edhe tash por edhe në të ardhmen .Pra peshku kalbet nga KOKA ,a ka menduar BDI ose akcila Parti QË ËSHTË NË PUSHTET QENDROR se po i len njerzit në rrugë,ku mbeti krenaria e atyre njerëzve ,dinjiteti…EDHE ATA KANË FAMILJE DHE SI REFLEKTOHET TEK ATA KJO SITUATË LARGIMI …Edhe më keq mbi 80% janë familjarë të afërt ose të largët të të gjitha strukturave politike ,vetëm 10 % janë hallexhinjë në këtë situatë tash :A NË REALITET DUHEJ TË ISHTE E KUNDËRTA 80% hallexhinj ,20 % militantë partiak .Shkruajta për një fenomen që nuk do të largohet nga skena e punsimeve në RMV …isharetet e zinxhirit ,të punsimeve vazhdon mbetet i njëjtë kur të fillojsh nga kryeparlamentari ,ministra e drejtori e deri te korieri janë familjar gjithë andej shumë…shumë..pak hallexhinjë ,të punsuar …TË BDI_së E KAN KALUAR ATË RRUGË ;DHE NUK DUHEN TË ÇUDITEN SE BILALL KASAMI E DI NJË FJALË,TË URTË POPULLORE/ÇFARË KE BËRË ,DO TA BËJNË ,PLUS NJË DO TA SHTOJNË…FAJIN KËRKOJENI BRENDA VETES THIRNI NË PËRGJEGJËSI ATA QË U PUNSUAN ASO KOHE APO TASH PA VENDIME PUNE JU MBAJNË nëpër institucione REPULIKANE … NGA TË TJERËT ÇFARË KENI PRITUR ?!…telegrami.mk

Mesut Shabani -gazetar Tetovë

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments