10.5 C
Tetovo
E premte, 3 Maj, 2024
BallinaLajmeAstrit Iljazi nga Lëvizja BESA: Komuna e Çairit e pa aftë, 104...

Astrit Iljazi nga Lëvizja BESA: Komuna e Çairit e pa aftë, 104 filloristë mësojnë në sallën e sportit!

“Ashtu si çdo vit edhe ky vit shkollor nxori në sipërfaqe paaftësinë e Komunës së Çairit për të menaxhuar me procesin më të rëndësishem, atë të organizimit të procesit eduakativo-arsimor.

Është për të ardhur keq që ky vit shkollor në vend që të jetë plotsim i ëndrrave për nxënësit e klasës së parë, kjo gjë nuk ndodhi me filloristët e shkollës fillore “Imri Elezi”.

Nga informatat që i posedojmë ne dhe ankesat të cilat ka disa ditë po i adresojnë prindërit e fëmijëve, është skandaloz fakti që 104 fëmijë të klasës së parë në vend që mësimin e tyre ta vijojnë në klasa të veçanta ata çdo ditë pranohen në sallën e sportit dhe atë paramendoni për këto 104 fëmijë kujdesen vetëm tre edukatore.

Paaftësia e udhëheqësisë së shkollës dhe neglizhenca e Komunës së Çairit ndaj këtij problemi po merr në qafë komplet një gjeneratë të nxënësëve të cilët për dallim nga moshatarët e tyre ende duhet të ballafaqohen me mospasjen e kushteve elementare, mungesën e hapsirave dhe librave.

Urgjentisht kërkojmë nga Komuna e Çairit që të zgjidh sa më shpejt këtë problem dhe të mos lejon që në vitin 2022 dikush të tallet me fëmijët shqiptar në Çair” i shpreh këshilltari i BESËS në Çair

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments