BallinaLajmeProtestë në Prishtinë në mbështetje të studentëve shqiptarë: Kërkohet që Kosova të...

Protestë në Prishtinë në mbështetje të studentëve shqiptarë: Kërkohet që Kosova të rrisë presionin ndaj Qeverisë së RMV-së

Sot, duke filluar nga ora 14:00, para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë, u mbajt protestë në mbështetje të studentëve shqiptarë dhe kërkesave të tyre për mbrojtjen e gjuhës shqipe në Maqedoninë e Veriut. Protesta mbahet nën moton: “Gjuha shqipe është e drejtë, jo privilegj”, transmeton Portalb.mk.Organizatorët bënë thirrje për pjesëmarrje qytetare, duke theksuar se mbrojtja e gjuhës shqipe është një çështje e të drejtave themelore dhe e respektimit të barazisë kushtetuese. Sipas tyre, protesta synon të shprehë solidaritet me studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut, të cilët prej javësh po kërkojnë garantimin dhe zbatimin e plotë të të drejtave gjuhësore.

Mevlan Ademi tha se pret nga Kosova që të rrisë presionin ndaj Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ashtu sikurse ka pasur reagime nga Tirana zyrtare.

“Prishtina zyrtare dhe kryeministri Albin Kurti duhet të reflektojnë dhe të rritin presionin ndaj Qeverisë së Mickoskit për respektimin e gjuhës shqipe. Fundja, vet zoti Kurti vjen nga protestat e dikurshme të studentëve dhe ai e di mirë se çfarë janë kërkesat e studentëve”, tha Mevlan Ademi pas protestës së sotme të studentëve të Kosovës para Ambasadës së Maqedonisë së Veriut në Prishtinë.

Paraprakisht në Facebook ai e përshëndeti protestën.

“Edhe vëllezërit dhe motrat tona në Kosovë dolën në mbështetje të protestave studentore për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut. Si Tirana, ashtu edhe Prishtina dëshmuan se gjuha na bashkon edhe kur kufijtë na ndajnë”, shkroi Mevlan Ademi në Facebook.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments