BallinaLajmeKomuna e Tetovës do t’i japë 1.1 milionë denarë BFI-së, ia kthen...

Komuna e Tetovës do t’i japë 1.1 milionë denarë BFI-së, ia kthen tatimin për blerjen e pronave te Arabati Baba Teqe

Komuna e Tetovës do t’i japë 1,144,484 denarë (rreth 18 mijë euro) Bashkësisë Fetare Islame pasi kjo e fundit ka kërkuar nga komuna që t’ia kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe, shkruan Portalb.mk.

Këtë vendim e solli Këshilli Komunal me 23 vota për, asnjë kundër dhe asnjë të përmbajtur.

Ky vendim erdhi pasi Bashkësia Fetare Islame përmes një letre kërkoi nga Komuna e Tetovës t’i kthejë tatimin e qarkullimit për riblerjen e kompleksit Arabati Baba Teqe.

“Duke marrë parasysh faktin se shuma e paguar nga ana e Bashkësisë Fetare Islame e RMV-së për riblerjen e disa pjesëve të kompleksit Arabati nga kompania Teteks është e lartë, dhe kjo ka rezultuar në pagesën e mëdha drejt institucionit tuaj, Myftinia e BFI Tetovë kërkon nga ju të na mundësoni kthimin e tatim qarkullimit gjatë riblerjes së këtij monumenti fetar”, thuhet në letër.

Në arsyetim të kësaj kërkese thuhet se kompleksi do të shërbejë vetëm për aktivitete fetare-sociale dhe nuk do të ketë ndonjë karakter tjetër tregtar apo ekonomik.

“Me këtë vendim i ndahet ndihmë e njëhershme financiare Bashkësisë Fetare Islame të RMV-së – Myftina e Tetovës, në vlerë prej 1,144,484 denarë. Mjetet e nevojshme për realizimin e këtij vendimi në vlerë prej 1,144,484 denarë, do të sigurohen nga Buxheti i Komunës së Tetovës për vitin 2026”, thuhet në vendimin e miratuar nga Këshilli Komunal.

Këshilltari Bobi Ilievski nga Levica ngriti pyetjen se a duhet të përdoret buxheti i Komunës së Tetovës për kthimin e tatimit, ndërsa propozoi që këshilltarët t’i donojnë paushallet e tyre dhe kryetari i Komunës së Tetovës pagën e tij, dhe mos të përdoret buxheti i qytetarëve për këtë qëllim.

Nuredin Fetai nga Sektori i Financave në Komunën e Tetovës tha se me ligj objektet fetare janë të liruara nga tatimi por objekti aktual është i regjistruar si subjekt afarist. Ai tha se ky propozim duhet të pranohet dhe nëse do të ketë raste të ngjajshme nga bashkësitë tjera fetare të veprohet njëjtë.

Agron Arifi, këshilltar i Më Mirë për Tetovën pyeti se me këtë veprim a hapet rruga për subjektet tjera që komuna ta lirojë nga tatimi? Ai kritikoi se varrezat e qytetit për festën e Bajramit nuk kanë qenë të pastruara, ndërsa BFI-ja nuk i ka pastruar të njëjtat.

“Nëse ata nuk janë në gjendje t’i mirëmbajnë varrezat, le të japin donacion te NPK Tetova nëse nuk munden vetë”, tha Arifi.

Berat Murati nga AKI-ja tha se është për tu dhënë kjo ndihmë, por theksoi se duhet të shqyrtohet ligji për këtë çështje.

“Nuk e di se Komuna e Tetovës mund të kthejë tatim, unë e di se Ministria e Financave i bën këto punë”, tha Murati.

Nga Sektori i Financave sqaruan se këto mjete do të kthehen si ndihmë financiare dhe jo si kthim i tatimit.

Kujtojmë se në shkurt të këtij viti Kompleksi Arabati Baba Teqe zyrtarisht u bë pronë e Bashkësisë Fetare Islame në Maqedoninë e Veriut. Ndërsa pas zgjidhjes së çështjes pronësore-juridike u paralajmëruan edhe investime të reja në këtë kompleks.

Rikonstruimin e kompleksit Arabati Baba Teqe në mandatin e kaluar e premtoi kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, por të njëjtën nuk e realizoi. Ai u arsyetua se kompleksi ka konteste pronësore-juridike.

Në programin me të cilin garoi dhe fitoi mandatin e dytë, Kasami te pjesa e kulturës përmend mbrojtjen dhe afirmimin e trashëgimisë materiale kulturore të qytetit si dhe restaurimin e objekteve të rëndësisë së veçantë historike për komunën, por nuk i referohet konkretisht kompleksit Arabati Baba Teqe.

  • Kujtojmë që Kompleksi Arabati Baba Teqe është një nga pikat historike të qytetit. Ndërtimi filloi në vitin 1538 nga Sersem Ali Dede ku zgjati deri në vitin 1548. Kjo godinë (faltore Bektashiane) më vonë u emërtua në Teqe Aarabati, që do të thotë godinë shenjtërie ose tempull.
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments