12.6 C
Tetovo
E hënë, 29 Prill, 2024
BallinaLajmeProtesta kundër rritjes së çmimeve në Greqi

Protesta kundër rritjes së çmimeve në Greqi

Protestuesit përplasen me policinë para parlamentit

Qindra protestues në Athinë u përleshën me policinë paraditen e kësaj të Mërkure, përpara parlamentit grek, në një tubim kundër rritjes së çmimeve të energjisë dhe kostove të jetesës.

Policia përdori gaz lotsjellës si kundërpërgjigje ndaj protestuesve që hodhën ndaj tyre bomba molotov. Përleshjet u shtrinë edhe përgjatë rrugëve përreth sheshit qendror të kryeqytetit grek.

Sulmit të manifestuesve nuk i shpëtuan edhe dyqanet.

Protesta ishte pjesë e grevës 24-orëshe të kësaj të Mërkure, të shpallur nga sindikatat më të mëdha të vendit. Përfshirja e punonjësve të transportit publik dhe taksistëve shkaktoi kaos në qarkullimin rrugor. Greva paralizoi edhe transportin detar.

Manifestuesit i konsiderojnë të pamjaftueshme masat e marra nga qeveria që ka rritur dy herë këtë vit pagën minimale duke e çuar në 713 euro, ndërsa ka premtuar të tjera rritje vitin e ardhshëm.

Tv Klan

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments